28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

likuidimit tė Perandoris Otomane nė 
Europė, tokat shqiptare duhej tė 
ndaheshin nė mes tė Serbis dhe Greqis.
Mbasi mungonte nji fuqi e organizueme 
pėr tė mbrojtė tokat shqiptare nė veri, nė 
lindje dhe nė jugė, Isa Buletini bani 
detyrėn patriotike me ata pak njerės qi i 
shkojshin mrapa.

Tue mbetė pa nji drejtim tė 
pėrgjithshem nė kėt orė vendimtare 
Shqiptarėt vepruen ndėn influencėn e 
rrethanave krahinore dhe ndėn drejtimin e 
krenve lokal. Nė nji vėnd, ushtėrija sėrbe ti 
lejue tė kalonte pa asnji pengesė, nė nji 
vėnd tjetėr atdhetarėt luftuen deri nė pikėn 
e fundit pėr tė pengue avancatėn e 
anmikut. Natyrisht, kjo rezistencė e 
kufizueme nė numur dhe nė siperfaqe nuk 
mund tė ndryshonte rrymėn e 
pėrgjithėshmė tė operacioneve ushtarake, 
ose tė zevendesonte pazotėsin e ushtėris 
turke me i ba ballė situatės. Kėshtu qi, 
para mbarimit tė nandorit 1912, ushtėrija 
sėrbe kishte dalė nė Llesh. Sukseset e 
ushtėris sėrbe nuk i pėlqyen Knjazit tė 
Malit tė Zi, i cili ushqente ambicjen me 
zaptue i pari Prizrenin dhe me proklamue 
vehten Car tė Shkjeve tė Balkanit. Pėr me 
dalė nė Prizren, duhej kalue nėpėr Shkodėr 
dhe Kral Nikollės i ishte mbushė mendja 
se do tė shtinte nė dorė kryeqytetin e Ilirve 
gati pa shkrefė asnji pushkė. Kurse 
Shkodra shkruejti nji tjetėr faqe tė 
shkėlqyeshme nė historin e Shqyptaris, 
sikur kishte me e thanė Patėr Fishta. 
Komandanti i garnizonit prej 14.000 
vetėsh, Hysein Riza Pasha, kishte ndėrtue 
fortifikata tė improvizueme pėr tė mbrojtė 
qytetin, tue i kushtue nji vėrejtje tė veēantė 
Malit Tarabosh. Ushtėrija Malazeze, e 
pėrforcueme nga 20.000 Serbė, rrethoi 
Shkodrėn dhe filloi nji varg sulmesh tė

1. J. Guetchoff - L'Alliance Balkanique, faqe 24 

                                                  Faqe 223

furishme. Tue pa planet e tij nė rrezik nga 
kjo rezistencė e papritun, Kral Nikolla 
urdhnoi bombardimin e qytetit pėr tė 
terrorizue popullatėn civile, tue vra gra, 
pleq dhe fėmijė. Nervat e mbrojtėsve tė 
metropolės shqiptare tė veriut nuk u 
tronditėn dhe rrethimi i Shkodrės vazhdoi 
me muej.
Ndėrkaq, nė Shqipnin e jugut, krahu i 
majtė i ushtėris greke ndėn komandėn e 
Princit Kostandin po gatitej me sulmue 
ushtėrin turke prej 15.000 vetėsh qi ishte 
tėrheqė nga Manastiri nė Korēė. Ēetat e 
patriotėve shqiptar, tė armatosun mirė dhe 
plot zell pėr tė mbrojtė atdheun, luftuen 
krahpėrkrah me ushtėrin turke. Por 
vetmohimi dhe heroizma individuale nuk 
mjaftuen me ndalė ofensivėn e nji ushtėrije 
tė stėrvitun dhe ma tė madhe nė numur. 
Korēa u pushtue dhe ushtėrija greke 
vazhdoi sulmin drejt Janinės. Tue ndjekė 
shembullin e Shkodrės, Janina e Ali Pashė 
Tepelenės, qėndroi trimnisht dhe ra nė 
duert e anmikut mbas nji rrethimi tė ggjatė 
dhe tė kushtueshem. Pėr tė pasė nji ide 
mbi rreptėsin me tė cilėn u shvillue lufta 
pėr Janinėn mjafton me thanė se, nė dy ditė 
vetėm, ushturija greke hudhi 25.000 gjyle 
topi kundėr fortifikatave tė qytetit. Ditėn qi 
u ba dorzimi, numri i viktimave nga ana e 
mbrojtjes arrinte 7500 vet.

Shpallja e Pamvarėsis

Mbas pėrfundimit me sukses tė 
negociatave pėr krijimin e nji Shqipnije tė 
vetqeverisun nė suazėn e Perandoris 
Otomane, Ismail Qemali u nis nga Vlona 
pėr nė Stamboll me qėllim qi me nxitė 
qeverin turke tė zbatonte pėrpiknisht 
kushtet e marrėveshtjes. Gjatė udhėtimit ai 
u takue nė Porto-Rose, afėr Triestit, me tė 
birin e Kral Nikollės, Princin Mirko. 
Pazarllėku ishte qi Mali i Zi tė pėrkrahte

Faqe ne vazhdim