28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

nė rast se Turkija sulmohej nga nji fuqi e 
madhe. Po tė paraqitej rasti pėr ndarje 
tokash, Sėrbija do tė merrte tė gjitha viset 
nė veri dhe perėndim tė Vargmalit Sharr, 
kurse pjesa e Bullgaris do tė pėrbahej nga 
tokat nė lindje tė Maleve Rodop dhe tė 
lumit Struma. Kusuri i Maqedonis do tė 
pėrbante nji krahinė autonome. Nė rast se 
nji zgjidhje e tillė bahej e pamundun, 
atėhere Maqedonija duhej tė ndahej nė tri 
pjesė; kufijt e Bullgaris tė shtriheshin deri 
nė brigjet perėndimore tė liqenit tė Ohrit, 
Serbija tė merrte edhe nji copė tė Shqipnis 
deri nė qytetin Strugė. Carit tė Rusis i lihej 
barra me caktue fatin e tokave rreth 
Shkupit dhe Dibrės.

Dy muej mbas aleances serbo-bullgare 
u nėnshkrue nji marreveshtje e njillojtė nė 
mes tė Bullgaris dhe Greqis. 1 vetmi 
ndryshim asht se, nė ket traktat tė fundit, 
nuk bahej fjalė pėr ndarje mirazi, domethanė 
se kush do tė pėrvetėsonte krahina, mbasi tė 
shėmbej Perandorija Otomane.

Pėrcipe, aleanca balkanike u paraqitė si 
nji masa difensive, domethanė se caktonte 
mėnyrėn e veprimit nė rast tė nji lufte 
shkaktue nga tė tjerėt. Kurse bisedimet e 
mėsheftė nė mes tė shtatmadhnorivė tė 
shteteve firmuese treguen se qėllimi i 
vėrtetė ishte nji luftė agresive kundėr 
Turkis. U hartuen plane pėr nji ofensivė tė 
koordinueme tė ushtėrive sėrbe, bullgare 
dhe greke; u caktue numri i divizioneve qi 
seicili shtet do tė vinte nė veprim pėr tė 
realizue qėllimet e aleancės.
Lufta e Balkanit u shpejtue nga triumfi i 
kryengritjes shqiptare. Sikur e thekson 
historiani anglez I. Marriott: "Greqija dhe 
Sėrbija u alarmuen nga suksesi i 
Shqiptarve, tė cilėt kėrkojshim tash haptazi 
vilajetet e Manastirit dhe tė Shkupit. Me 8 
tetor 1912, Kral Nikolla i Malit tė Zi muer

1. J. Marriott - The Eastem Question
 faqe 13.

                                                  Faqe 222

inciativėn me fillue luftėn kundėr Turkis. 
Pjestarėt e tjerė tė aleancės balkanike i 
dėrguen nji ultimatum qeveris turke tue 
kėrkue zbatimin e reformave nė 
Maqedoni. Qeverija e Stambollit u 
pėrgjegj tue u shpallė luftė shteteve tė 
Balkanit. Mbrenda pak ditve u duk se 
ushtėrija turke nuk ishte ma arma e 
dikurshme. Entuziasmi qė kishte ngjallė 
kryengritja e "Xhonturqve" ishte kthye nė 
dishpėrim dhe urrejtje kundėr regjimit tė ri. 
Kryengritja shqiptare e kishte shpejtue kėt 
proces demoralizimi nė mes tė rekrutve tė 
rij. Vetėm njėsit e pėrbame nga ushtarė 
profesional luftuen me zotėsin dhe trimnin 
e zakonshme, por qindresa e tyne, sado 
heroike, nuk mjaftoi par tė ndalue hovin e 
ushtėrive tė aleancės balkanike. Europa u 
habit dhe u trondit nga disfatat qi pėsoi 
regjimi i "Xhonturqve", i cili kishte ngjallė 
shum shpresa pėr tė rimėkambė 
Perandorin Otomane.

Pak dit mbasi u shpall lufta, ushtėrija 
serbe fitoi betejėn e Kumanovės dhe 
marshoi kundėr Shqipnis. Nė nji 
proklamatė drejtue trupave, mbreti Pjetėr i 
Sėrbis shpalli se qėllimi i qeveris sė tij ishte 
me i prue "liri, barazi dhe vllaznim" 
Serbve dhe Shqiptarve pa dallim feje, qi 
vuejshin nden zgjedhėn otomane. Pak 
kohė ma parė aggjentėt e organizatės 
terroriste serbe "Dora e Zeze" kishin hye 
ne kontakt me Isa Buletinin dhe i kishin 
propozue bashkėpunim, tue i dhanė 
premtimin solemn se tė drejtat kombėtare 
tė Shqiptarve do tė respektoheshin me 
shum kujdes. Natyrisht ky premtim nuk 
ishte i sinqertė mbasi nji mot ma parė 
kryeministri sėrb Milovanoviē i kishte 
deklarue ministrit tė jashtėm austriak 
Kontit Achrenthal, se Shqiptarėt nuk ishin 
tė zotėt me qeveris vetvehten dhe prandaj 
duhej tė pėsonin fatin e Myslimanve tė 
Algjeris. Me fjalė tė tjera, nė rast tė

Faqe ne vazhdim