KĖNDONJĖSIT'
Ēdo gjė me shpirt nė kėtė jetė ka me vet'he fuqinė qė tė pėrparojė dhe 
tė mirėsohetė. Histori e dheut, qė nga bimėt e kafshėt dhe gjer te njeriu, 
nuk ėshtė veēse ecja e madhe nė udhė tė gjerė tė pėrparimit.
Organizmat qė nukė pėrparojnė, janė tė dėnuara pėr humbje dhe fikje, 
se duhet qė tė ecin nė pėrparim ose tė shuhenė. Nukė rron dot asnjė gjė
duke qėndruar nė shkallėn qė ėshtė.
Pėrparimi i njė kombi varetė nga pėrmirėsimi dhe naltėsimi i ēdo 
njeriu qė formon kėtė komb: duke ecur dhe duke u naltėsuar gjithė sė 
bashku, del nė shpėtim shoqėria dhe zė njė vend tė ndershėm. Kur ėshtė 
njė komb me njerėz tė zgjuarė dhe tė ngriturė, njė frymė e ngrohtė dhe e 
shėndoshė shkon nė shpirt tė ēdo njeriu, i shtyn qė tė ecin dhe tė pėrparojnė, 
ujep njė fuqi dhe njė forcė tė re. Ideja dhe vullneti, qėllimi dhe ideali i njė
kombi, janė mė tė fortat e fuqive nė botė...
Po e shkruaj kėtė libėr tė vogėl pėr ty, kėndonjės, dhe aqė mė tepėr 
nėse je i ri. Se mbi ty dhe mbi shokėt e tu, do tė mbėshtetet fuqija 
pėrparimtare dhe ju do tė jini punėtorėt e veprės sė madhe.
Njihni vet'hen tuaj dhe duajeni. Dini cilėtjini, ku rroni dhe si gjėndeni. 
Nė kėtė njohje dhe dituri, merrni njė kurajo pėr udhėn e pėrparimit, 
punoni pa reshtur nė veprėn e bekuarė, sado e vogėl dhe cilado qė tė jetė 
pjesajuaj. Dhe shpresa e gėzimi do tė vijnė nga puna.
						Lumo Skėndo
 
1. Hyrja e veprės "Pritmi'i Shqipėrisė", botuar nė Sofje, 1915