SHQIPĖTARĖ DHE SLLAVĖ' 
	I
Publicisti i mirėnjohur serb, Jovan Tomiē, nė parathėnien e njė libri2, 
qė e botoi mė 1913 thotė tekstualisht:
"Me letrėn e tij botuar nė "Le Temps" tė 3 janarit 1913,M.Gregor 
Jaksiē ka gjetur njė formulė tė kėnaqshme pėr tė shprehur atė qė paraqet 
anormal fenomeni ekspansionit shqiptar jashtė kufijve tė Shqipėrisė sė 
vėrtetė, nė Sanxhakun e Novi Pazarit, Fushė Kosovė, Serbia e vjetėr dhe 
Maqedoni. Ky ekspansion i shqiptarėve krahasohet me njė lumė tė rrėmyer 
qė ka dalė jashtė shtratit nė mungesė tė njė rregulloreje, prandaj, sipas tij, 
ka ardhur koha qė kėtė lumė ta rikthejmė nė shtratin e vet, duke e bėrė tė 
qetė dhe mirėbėrės. Ky ėshtė misioni mirėbėrės i Fuqive tė Mėdha. Kėto 
duhet tė prononcohen pėr kufijtė e Shqipėrisė, duke i dhėnė Shqipėrisė 
kufijtė e saj tė vėrtetė".
Pa shiko: Ishte njė rast ku veprohej dhe, natyrisht, ishte dita e nesėrme 
e shpalljes sė Luftės Ballkanike, ku tė gjithė sllavėt, ose e thėnė mė mirė 
- serbėt, kryenin njė detyrė duke botuar ndonjė gjė kundėr shqiptarėve.
Gazeta parisiene "Le Temps" kishte vėnė shtyllat e saj nė dispozicion 
tė kėtyre vlerėmohuesve, sikur t'i kishte vėnė kėto pėr grekėt tė lumtur sa 
s'ka mė qė mundnin tė shfaqnin urrejtjen e tyre kundėr shqiptarėve. Nga 
ana tjetėr, ministrat dhe ish-ministrat serbė i kishte pushtuar halli dhe i 
shėnjti zemėrim. M.Postriēi, me pseudonimin "Balkanikas", nxirrte vrerin 
me gllėnka tė plota dhe njė plakush i nderuar qė gėzonte tituj tė lartė, 
dr.Vladan Gjeorgjeviē, na falte njė kryevepėr tė vėrtetė.
Pėr tė pasur njė ide pėr karakterin e kėsaj letėrsie, mjafton qė tė lexosh 
pasazhin fort tė bukur pasues3: "Tipi arnaut" ėshtė i dobėt dhe i vogėl, tek 
ai ka diēka prej cigani, prej fenikasi4. Shqiptarėt nuk tė sjellin ndėrmend 
vetėm fenikasit, por gjithashtu edhe njerėzit primitivė, tė cilėt flinin nėpėr 
pemė dhe atje mbaheshin me anė tė bishtit tė tyre. Gjatė shekujve qė 
pasuan, njerėzve nuk u hynte mė nė punė bishti. Ai u zvogėlua aq shumė 
sa njerėzit e sotėm nuk kanė gjė tjetėr veēse njė mbetje tė vogėl nė kockat
e vogla tė iskionit. Vetėm midis shqiptarėve duket se ka akoma njerėz me 
bishtnėshekullinXIX.J.G.v. Hahn (f.63)thotė: "Ka dy lloj njerėzish me 
bisht: njė palė me bisht dhije. tė dytėt me bishta tė vegjėl kali. Ata qė janė 
pajisur me bisht, janė njerėz shumė tė fortė. nė mėnyrė tė veēantė kanė 
trup tė mirė. janė. gjithashtu, kėmbėsorė tė shkėlqyeshėm. Ka disa vjet qė 
njė njeri i tillė vdiq. Kishte pėrshkuar brenda njė dite ca hapėsira prrallore 
pėr disa nevoja. Ai ishte i detyruar ta merrte nė dorė bishtin e vet pėr tė 
mos e ndotur".
Ne nuk dimė se pėr cilėn vepėr tė J.G.v. Hahnit bėhet fjalė, por, nėse 
ėshtė pėr tė famshmen "Albanischen Studien", ky autor nė faqen 63 tė 
librit tė sipėrthėnė, nuk thotė njė gjė tė tillė. Kėto tė dhėna gjenden vetėm 
nė faqen 163. ku ai flet pėr besimet popullore midis shqiptarėve tė jugut 
(jo pėr ata tė veriut) tė cilėt besojnė nė kukudhėt, fantazmat, tė bukurat e 
dheut, tamam pėr njerėzit qė lindin me njė bisht tė vogėl; megjithatė asgjė 
nuk del nė shesh nga ato qė thotė i respektueshmi ish-ministri serb. Ndoshta 
plaku i nderuar. duke shkruar pasazhin e sipėrthėnė, ka njė kujtim tė 
largėt tė origjinės sė tij nga majmuni ose nga ndonjė pyll i njė farė Lemurie. 
Nė tė gjitha rastet ėshtė interesante tė dihet se cili ėshtė universiteti qė u 
ka dhėnė titujt e doktorit eruditėve tė njė kalibri tė tillė.
Por, nuk janė vetėm shkrimtarėt sllavė ata tė cilėve u merret fryma sė 
bėrtituri e sė thėni tė tilla marrėzira kundėr shqiptarėve. Kolonia sėrbe e 
Parisit ka mbledhur nė njė vėllim tė vetėm me titull "Ēėshtja shqiptare" 
disa artikuj tė publicistėve francezė (Cheradam, Bianconi etj.) botuar nė 
"Hachette", 1913. Tė ndalemi pėr njė ēast te ky emėr i fundit, M.Bianconi, 
i cili ka botuar disa shkrime nė "Le Temps" (nė numrin e 26 dhjetorit 
1912 dhe tė 10 janarit 1913) dhe qė ėshtė autori i tyre. Nėse do tė kemi 
kujtesė tė mirė, do tė na kujtohet se ai ka pėrpiluar edhe dy harta tregtare 
tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė. qė mund tė na kėnaqin dhe kėshtu ne tė 
mund ta marrim pėr njė njeri tė shkencės. Nėse nuk gabohemi, nė tė 
njėjtėn kohė ai ėshtė autori i njė libri tė vogėl, pak *ė njohur, botuar nė 
Paris mė 1877 me titull "Etnografia dhe statistika e Turqisė Europiane". 
Por nė kėto faqe dhe nė hartėn qė i shoqėron, nuk njeh gjė tjetėr veēse 
grekė dhe vetėm grekė si banorė tė tė gjithė Maqedonisė e tė pjesės mė tė 
madhe tė Bullgarisė. Gjysh ia del mbanė po ky autor, qė nuk njeh sllavėt 
dhe ka pak vjet qė merret me ta? Si kaq pėrnjėherėsh ai zbulon se nė kėto 
vende gjenden tė pranishėm vetėm sllavėt? A ka dy trajtime tė ndryshme 
shkenca e kėtij gjeografi, e mbi tė gjitha, dy arsye?
Dijetarėt dhe pseudodijetarėt serbė, historianėt, gjeografėt dhe publicistėt
po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė tė provojnė njė gjė: t'u krijohet bindja 
njerėzve se nuk ka shqiptarė nė krahinat e njohura me emrin Kosovė dhe 
Maqedoni Perėndimore. Dhe. nėse ka tė tillė, ata janė vetėm njerėz tė 
lepėrt. qėjanė futur nė kėto vende nė mėnyrė tė padrejtė, atajanė njerėz 
tė papėrcaktuar. qė kanė dalė jashtė shtratit tė pėrroit. Duke rivalizuar 
me grekėt pėr kėtė. serbėt kanė shpikur nė kėtė rast. tė mbėshtetur nė 
modelin e dhėnė nga politikanėt e Athinės. njė nomenklaturė qesharake. 
P.sh. ata quajnė "shqiptarė" ata shqiptarė qė i pėrkasin fesė katolike dhe 
qė banojnė veēanėrisht nė Mirditė dhe rrethinat e Shkodrės. Kurse shqiptarėt 
e Kosovės. quhen prej tyre "arnautė", emėrtim turk qė pėrcakton tė gjithė 
shqiptarėt nė pėrgjithėsi, por, tė cilėve serbėt (dijetarė dhe pseudodietarė) 
ujapin njė kuptim tė veēantė. Mirėpo, vetė kėta "arnautė" - thonė ata -
s'janė gjė tjetėr veēse sllavė, d.m.th. serbė tė shqiptarizuar dhe serbė tė 
myslimanizuar.
Ka tė tilla shkrime tė shkruara pėr kėtė qėllim nga serbėt si ato tė 
Spiridon Gopēeviēit. Kėshtu, p.sh., mund tė pėrmendim terma si 
"Maqedonia" dhe "Serbia e Poshtme", nga leximi i tė cilave krijohet njė 
situatė komike e paskajshme. Pėr tė tilla shkrime serbėt ndihmohen nga 
dijetarė, ose tė vetėquajturė tė tillė, rusėt Makushev, Florinski, Hilferding, 
autorė qė nė opinionet e tyre, ndihen pa dyshim prirjet e politikės 
moskovike. Kėta zotėrinj shkojnė edhe mė larg: ngatėrrojnė shqiptarėt me 
turqit. Nė kėtė mėnyrė i konsiderojnė ata si tė huaj, si myslimanė, qė 
duhet, shpejt a vonė dhe fatalisht, tė shkojnė nė Azi, nė djepin e tyre tė 
origjinės. Dhe nė ato vende ku ata zbulojnė njė sllav tė vetėm apo njė 
fshat tė vetėm, sado i vogėl qė tė jetė, ata nuk ngurrojnė tė deklarojnė 
menjėherė sllave tė gjithė krahinėn.
Pėr t'i dhėnė mė tepėr peshė politikės sė tyre, sepse ata veprojnė sipas 
njė pėrgatitjeje tė tillė pėr pansllavizmin, ata kanė shpikur njė term 
gjeografik: "Staraserbia" (Serbi e vjetėr) pėr tė emėrtuar kėshtu njėjesė 
tė mirė tė Shqipėrisė Veriore.


1. Pjesė nga libri i Lumo Skėndos "Shqiptarė dhe sllavė", botuar nė frėngjisht, 
Lozanė 1919.
2. Shqiptarėt nė serbinė e vjetėr dhe nė sanxhakun e Novi -Pazarit, Hachettė,
3. Shqiptarėt dhe Fuqitė e Mėdha, prej dr.Vladan Gjeorgjeviē, ish-President i 
Kėshillit tė Ministrave tė Serbisė, ish-ministėr Fuqiplotė, etj., pėrkthyer nga 
gjermanishtja prej princit Aleksis Karagjergjoviē. Paris, Calman Lėvy, 1913., f.8-9.
4. Shih Jastrebov, Spomenik, Akademia Mbretėrore Serbe, XLI, f.33...

Pėr tė krijuar bindjen qė shqiptarėtjanė autoktonė dhe se sllavėt duhet 
tė njihen si pushtues tė huaj, ne detyrohemi tė pohojmė se Dardania ("Serbia 
e vjetėr" - sipas politikanėve serbė), ėshtė njė krahinė shqiptare e banuar 
nė tė gjitha kohėt prej shqiptarėve.
Po ashtu Zhan Bugarski konstatonte mė 1845 se Bielopolia ėshtė sot 
shqiptare, tre vjet mė vonė serbi Davidoviē pranonte qė Kosova dhe Metohia 
(krahinė e Pejės) janė tė banuara prej shqiptarėve.
				III
Do tė pėrpiqemi tė sjellim disa citime tė nxjerra nga autorė tė huaj pėr 
tė mbėshtetur tezėn qė ne mbrojmė.
Mbi tė gjitha duhet tė vėmė nė dukje se pjesa perėndimore e Maqedonisė, 
domethėnė krahina qė ka formuar vilajetin e Manastirit nėn sundimin 
osman, ka qenė quajtur shpesh Shqipėri, duke u konsideruar si njė vend i 
banuar prej shqiptarėve. Ohria ėshtė mbiquajtur epirote pėr shkak se 
shqiptarėt pėrbėnin pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė saj. Sipas disa 
autorėve tė tjerė kjo pjesė perėndimore e Maqedonisė ėshtė, gjithashtu, 
atdhe i shqiptarėve2.
Njė autor3 i shekullit XVI ka dhėnė disa tregues tė ēmueshėm pėr 
Dardaninė, vendet e sė cilės serbėt, qysh prej disa dekadash rreken t'i 
quajnė Serbi e Vjetėr, nė faqen 117, paragrafi 105, tė sė njėjtės vepėr ne 
mėsojmė se Dukagjinėt (fis gegė) banojnė nė Dardaninė qė ėshtė njė vend 
i banuar mė tepėr nga shqiptarėt se sa nga serbėt, nė kufijtė e Shqipėrisė 
1) Nė njė vepėr historike qė daton mė teprė se dy shekuj 2) gjejmė disa 
paragrafė qė na duken tė zhveshura nga rėndėsia. Nė faqen 62, duke folur 
pėr princin Karl Filip: "Ky e pėrzuri atė nė lulėzimin e madh tė viteve dhe 
tė punėve tė saj: dhe pikėrisht pėr kėtė i pėshpėriste asaj Princi Karl Filipi 
nė Prishtinė, nė Shqipėri, nė fillim tė vitit 1690".
Faqja 517 "me pjesėn e mbetur tė trupave qė pėrbėheshin nga dy 
regjimente, shkoi vetė zoti gjeneral, pa vėnė re ndjenjėn e papėshtatshmėrisė 
nė Prisseran (Prizren), kryeqytet nė Shqipėri, ku ishte vetė kryepeshkopi 
dhe patriku Kelmendas... ku ishin 5000 arnautė, pjesėrisht tė krishterė 
dhe pjesėrisht turko-shqiptarė, (shqiptarė myslilmanė - shėn. im. SH.D).
Faqja 518 "Ndėrkohė armiku kishte filluar tė forcohej nė Lumė dhe 
Tetovė, pėr kėtė pjesa e krishterė sapo mori lajmin: nė kryeqytetin Priseran
(Prizren) u goditėn njė sasi trupash prej atyre shqiptare".
Faqja 460 "Jo mė pak e etur ishte provinca shqiptare pėr tė hequr 
zgjedhėn otomane si Guzzia (Gucia), Klementia (Kelmendos) dhe banorė 
tė tjerė tė vendbanimeve shqiptare..."
Ne kemi bėrė aluzion mė lart (f. 18) pėr shkrimin e Mariano Bolicės, 
pėrsa i pėrket Kuēit. fis shqiptar sot, nėnshtruar sundimit sllav. Nė fakt 
kufijtė etnografikė tė Shqipėrisė duhet tė pėrfshijnė tė gjithė krahinėn e 
njohur me emrin Zedda (Zeta). Dijetari i Franz Miklosich nė lidhje me 
kėtė subjekt ka thėnė: "Fjala Zeta ka shumė mundėsi tė jetė rne origjinė 
shqiptare, nga qė shqiptarėt fillimisht kanė qenė shumė mė tepėr tė shtrirė 
nė veri se sa sot. gjė qė kuptohet lehtė nga prejardhja ilire e shqiptarėve3.
Dijetari Mas Latrie e quante Janinėn qytet tė Shqipėrisė dhe Zetėn njė 
krahinė shqiptare: "Princ i Zetės nė Shqipėri. Emrat e Zentės, Zeta dhe 
Cedda emėrtojnė njė principatė tė vogėl tė bregut ilir. e cila ruajti pavarėsinė 
qė nga shekulli XII deri nė shekullin e XV... territori i saj pėrfshin njė 
pjesė tė Shqipėrisė sė Sipėrme ose Mali i Zi i sotėm..."4.
Gjithashtu pėr Zetėn njė autor tjetėr shprehet me kėto fjalė:
"Ėshtė mė afėr sė vėrtetės emri Zeda. me tė cilin, sipas prof. Hopf-it 
qė pėlqen tė emėrtojė atė vend me origjinė shqiptare dhe qė e pranuan tė 
gjithė ata qė me Hanin pranė te shqiptarėt pasardhėsit e vėrtetė tė ilirėve 
tė vjetėr. tė cilėt ndodheshin mė nė Veri tė vendeve qė banojnė pasardhėsit 
e tyre tė sotėm 5.
Ē'ka thėnė pėr kėtė udhėtari aq i famshėm sa i ndėrgjegjshėm Ami 
Boue pėr vendet qė banojnė shqiptarėt? "Ato janė trojet qė pėrmbajnė jo 
vetėm krahinat qė pėrfshihen nė vilajetet e Janinės, tė Shkodrės, tė 
Manastirit dhe tė Shkupit, por edhe trojet shqitpare qė i janė dhuruar 
mbretėrisė serbe si pasojė e Luftė ruso-turke (1877) prej Kongresit tė 
Berlinit, duke mos marrė paraqysh protestat e shqiptarėve. Le ta lemė tė 
flasė vetė Ami Boue-nė.
"Shqiptarėt (banorėt e shkėmbinjve) ose albanezėt, janė vlerėsuar nga 
demografėt nė 1 600 000 vetė, vlerėsim i arsyeshėm, por qė qėndron nėn 
tė dhėnat reale, kur mendohet se ata shtrihen qė nga Epiri deri nė pjesėn 
perėndimore tė Moesisė, sė Sipėrme, ku ata pėrzihen me sėrbėt, nė fushėn 
midis Prizrenit dhe Pejės midis Vranjės dhe Mitrovicės, kurse shtrihen 
pothuajse tė vetėm, tė quajtur arnaut, nė vendet e burimeve tė Lepenacit, 
rrethinat e Cernoleva-Riekės, bregunjuglindor tė fushės sė Prishtinės, nė 
vendin midis Vranjės, Gjilanit, Novo Bėrdos, Prishtinės, Kratovos, 
Kurshumlisė, Prekopliės dhe Medokės. Nga ana tjetėr ata pėrzihen me
boshnjakėt nė malet midis Shqipėrisė dhe Bosnjes, si nė Kolashin, nė 
Torė, nė Guci. nė Plavė, nė brigjet e sipėrme tė Ibarit afėr Rozhait, nė 
distriktin e Sudolit. Ata shtrihen deri nė pllajat nė perėndim dhe nė 
jugperėndim tė Novi-Pazarit. nė distriktin e Zetės, gjatė Moracės dhe nė 
atė tė Kelmendit, nė Cem dhe takohen me malazezėt'
Ne nuk shtojmė asgjė. sepse autori qė kemi zgjedhur pėr tė cituar 
njihet si njė autoritet dhe veprat e tij tė shumta mbi Turqinė Europiane 
konsiderohen me tė drejtė si njė nga burimet mė tė sigurta qė mund tė 
merren me besim tė plotė. Le tė shqyrtojmė me vėmendje vetėm njė term:
"Serbi e Vjetėr" (Starja Serbie). Kėtė term duket qartazi se Boue-ja e 
injoron. Staraja Serbia, sot kaq popullor, pėrdoret gjatė propagandės serbo-
ruse gjatė njė periudhe gjysmėshekullore. Nė fakt ky ėshtė njė term, njė 
fjalė e thjeshtė. Por, kush ėshtė ai qė shmang fuqinė e fjalėve nė shpirtrat 
njerėzorė?
Vallė. nuk ėshtė vetėm njė fjalė qė ka kryer punė shumė mė tepėr se 
armatat serbe dhe influenca ruse sė bashku? Pėrveē kėsaj edhe bullgarėt 
pėrdorin si serbėt njė fjalė, qė me ndihmėn e saj i kanė vėnė detyrė vetes 
tė sigurojnė epėrsinė e tyre nė Ballkan dhe, po ashtu, tė krijojnė nga ana 
e tyre hegjemoninė nė gadishullin tonė ballkanik. Ky term magjik pėr 
bullgarėt ėshtė termi i vjetėr gjeografik "Maqedonia", me anėn e tė cilit 
qysh nė traktatin e Shėn Stefanit janė orvatur tė shtyjnė kufijtė dhe ta 
bėjnė ata sinonim tė BuHgarisė iredente. Duhet rikujtuar prapė se bullgarėt 
dhe serbėt kanė zhvilluar diskutime tė gjata dhe tė lodhshme pėr tė caktuar 
njė vijė demarkacioni midis "Maqedonisė" dhe "Serbisė" sė Vjetėr 
"domethėnė nė mes -atyre qė duhet (nė idetė e tyre) t'u pėrkasin trojet e 
Maqedonisė njė ditė. si Serbisė ashtu edhe Bullgarisė.
A nuk ėshtė kjo njė mėnyrė sė vepruari e barabartė edhe pėr grekėt qė 
kanė gėnjyer mendjet e njerėzve, duke quajtur Epir Jugun e Shqipėrisė 
dhe duke na bėrė tė besojmė se kjo fjalė ėshtė sinonim i Greqisė sa pėr tė 
kaluarėn historike aq edhe pėr tashmen? Por, ndėrroni termat dhe bėjini tė 
ditur tė gjithėve se Epiri nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse Shqipėria e Jugut:
Maqedonia Perėndimore ėshtė Shqipėria e Lindore dhe Serbia e Vjetėr, 
ėshtė Shqipėria Veriore. Dhe kėshtuju menjėherė do tė ndėrroni bindjet 
tuaja, ju do tė konstatoni se nė vend qė tė bėheni njė grekofil dhe sllavofil 
i deklaruar, do tė ktheheni pėr tė njėjtin fakt albanofil i deklaruar.
Tė kthehemi tashmė te autorėt e huaj qė kanė studiar krahinat qė na 
interesojnė. Ja njė dijetar jetėr, Georg von Hahn, i cili, pėrgjithėsisht, 
ēmohet si njė autoritet pėr ēėshtjet qė i pėrkasin Shqipėrisė. Harta qė
shoqėron veprėn e tij "Albanische Studien"2 pėrfshin tėrėsinė e territorit 
tė tė katėr vilajeteve: tė Janinės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Shkupit. 
Nė faqen e parė tė veprės sė tij autori kujdeset tė na thotė se Shqipėria 
shtrihet nga 39 gradė deri nė 43 gradė tė gjerėsisė veriore, domethėnė qė 
nga Preveza deri nė Novi-Pazar.
Na vjen keq qė nuk mund t'ju sjell kėtu paragrafin e librit tė Georg von 
Hahn, ku ai pėrshkruan territorin e Shqipėrisė nė dhjetė faqe, me njė 
shkrim tė dendur dhe kompakt, pa llogaritur shėnimet qė i referohen nė 
fund tė kapitullit). Autori aty pėrcakton nė fillim kufirin natyror tė 
Shqipėrisė-sa gjerografik aq edhe etnografik - qė shtrihet nga veriu nėjug 
prej Malit tė Zi deri te Gjiri i Artės, qė do tė thotė qė nga veriu i Tivarit 
deri nė Prevezė dhe pėrgjatė Adriatikut.
Hahni kalon pastaj nė pėrshkrimin e trojeve tė banuara nga shqiptarėt, 
territore qė ai i ndan nė katėr grupe. Duke pėrfunduar (faqe 13), nuk do tė 
lemė pa pėrmendur qė shqiptarėt shtrihen nė tė gjithė krahinėn qė pėrfshihet 
nė mes tė Moraēės (lumė i Malit tė Zi, qė rrjedh nga liqeni i Shkodrės dhe 
Toblica, qė do tė thotė, qė nga skaji verior i liqenit tė Shkodrės deri nė 
Nish).
Nė veprėn e tij me titull "Udhėtim nga Beogradi nė Selanik" 1) Hahn 
pohon se: "Ėshtė rrjedha e Moravės ajo qė ndan krahinėn shqiptar nga ajo 
e sllavėve".
E tėrė vepra e tij ka njė vlerė tė madhe dhe mund tė shėrbejė si 
udhėrėfyese pėr ata qė duan tė studiojnė ēėshtjen shqiptare sa nga pikėpamja 
etnografike dhe gjeografike aq edhe ajo his.torike.
Nė faqet e kėtij libri (nė pamundėsi pėr ta sjellė tė plotė pėr shkak tė 
gjatėsisė sė tyre, apo t'u zvogėlojmė forcėn me anė tė njė pėrmbledhjeje), 
Georg von Hahn pohon: "pjesa dėrmuese e popullsisė nė Fushė-Kosovė 
deri nė brigjet e Vardarit e nė Shkup ėshtė shqiptare".
Pastaj duke iu referuar historisė, autori vėrteton qė banorėt autoktonė 
tė kėtyre anėvejanė paraardhėsit e ilirėve, tė epirotasve, tė maqedonasve, 
tė autariatėve, tė taulantėve dhe tė dasaretėve (shih kapitullin "Historia e 
sundimtarėve tė Moravisė" f. 228, 262 tė kėsaj vepre)
M. Brailsfordi- anėtar i rėndėsishėm'i Komitetit Ballkanik tė Londrės 
- komitet i krijuar nga politikanė, publicistė dhe profesorė qė t'u vinin nė 
ndihmė bullgarėve tė cilėt kishin vuajtur prej kryengritjes sė tyre tė vitit 
1903, ka pėrshkruar Maqedoninė. Autori ka vajtur atje pėr tė kryer misionin 
mirėbėrės duke shpėrndarė ndihma. Brailsfordi ishte nisur nga Londra me
mendimet e tij mė tė mira pėr racėn bullgare dhe sigurisht jo pa disa 
paragjykime ndaj shqiptarėve. Mirėpo qenė lė mjafta disa javė qėndrimi 
nė Manastir dhe Ohėr pėr ta bėrė Brailsfordin njė albanofil tė zellshėm 
dhe tė ndreqė gabimet e tij kundrejt kėsaj race qė e quante tė vetmin 
element etnografik qė gėzon tė drejtė tė pakundėrshtueshme pėr 
Maqedoninė.
Libri i Brailsfordit ėshtė mjaft tėrheqės dhe bindės: ne deshėm tė 
nxjerrim paragrafet qė i pėrkasin shqiptarėve, por u kufizuam nė paragrafet 
qė poshtė vijojnė. Na vjen keq nuk mund t'ju sjellim tė gjitha pasazhet, ku 
raca shqipėtare ėshtė trajtuar me mjaft vėrtetėsi e simpati:
"Nė thelb lėvizja shqiptare ėshtė si tė gjitha lėvizjet balkanike e 
frymėzuar nga idealet kombėtare pėr tė realizuar ēlirimin e popullit nga 
sundimi osman; edhe nė qoftė se kjo lėvizje merr njė pamje armiqėsore 
ndaj Evropės, kjo ndodh vetėm sepse Evropa ka bėrė praktikisht ic vetėn 
mbrojtjen e sllavėve, me tė cilėt shqiptarėt kanė pasur tradicionalisht 
armiqėsi. Nė bashkėbisedime me shqiptarėt, unėjam pėrpjekur tė mbledh 
disa tė dhėna pėr qėndrimin e tyre ndaj sllavėve. Gegėt, zakonisht, kanė 
pak shkollim pėr tė shpjeguar me qartėsi se si ėshtė gjendja e tyre reale, 
ēfarė qėllimi kanė dhe ēfarė duan. Rritja e zemėrimit tek ata ėshtė instiktive. 
Por, nė qoftė se njė njeri mund tė imagjinojė njė gegė tė pashkolluar qė tė 
jetė nė njė shkallė qė tė mund tė prėvetėsojė idetė e Isa Boletinit e tė 
anėtarėve tė tjerė tė fisit dhe tėjetė i edukuar sa t'i deklarojė ato qartėsisht, 
kjo, nė njė farė mėnyre, do tė na tregojė se ai ėshtė nė gjendje tė shpejgojė 
qėndrimin e tij kombėtar: "Ne, shqiptarėt, - do tė na thotė ai, -jemi njė 
racė e pastėr dhe autoktone e Ballkanit. Sllavėtjanė pushtues e emigrantė. 
Ata kanė ardhur kohė mė parė nga Azia, kursc bullgarėtjanė fis mongol, 
qė nuk kanė punė nė Evropė. Rusėt mund tė thonė pėr veten e tyre sejanė 
Evropianė, por konsujt e tyre vijnė kėtu mbi ne me pastrimet e tyre. Ne 
vėrejmė sytė e vegjėl tė tyre si dhe mollėzat e tyre tė larta tė faqeve, 
kėshtu qė ne kuptojmė se edhe atajanė pėr mė tepėr tartarė. Serbėt, nėn 
carin e tyre Dushan, pushtuan vendin tonė, tė cilin kanė paturpėsinė ta 
quajnė "Serbi e Vjetėr". Ata u vendosėn atje dhe na shpėrngulėn pėr njė 
kohė nėpėr male. Por pak nga pak ne e kemi rifituar atė pėrsėri. "Serbia 
e Vjetėr" ėshtė Shqipėri njė herė e mė shumė sot, pasi ajo gjithmonė ishte 
dhe do tė jetė Shqipėri. Ėshtė e vėrtetė qė minoriteti serb vazhdon tė 
qėndrojė i mbrojtur nga rusėt. Rusia, bile, ka dėrguar njė gmsht murgjėsh 
msė nga mali Athos qė tė mbajnė manastirin e shenjtė serb tė Deēanit. Pse 
i mbron ajo armiqtė tanė tradicionalė? Sepse ata janė sllavė. Kėto tė
Pjesė tė zgjeclhura
111
ashtuquajtura reforma nuk janė asgjė tjetėr pėrveēse njė mekanizėm dhe 
konspiracion pansllav. Pėrse Rusia pėrqendron vėmendjen e saj vetėm te 
Vilajeii i Kosovės, kurse nuk do t'ia dijė fare pėr atė tė Janinės apo tė 
Shkodrės? Pėrse ajo nuk bėn asgjė qė tė na ndihmojė nė hapjen e shkollave 
shqipe dhe zhvillimin e gjuhės sonė? Sepse ne nukjemi sllavė. Reformat 
janė projektuar vetėm qė tė fitojnė sllavėt..."
Shqiptari imagjinar ka thėnė disa gjėra tė cilat janė absurde, kurse 
gjėrat e tjerajanė tė vėrteta. Ne duhet tė shohim se ē'qėndron pas fjalėve. 
Sliqiparėt nuk kanė qenė ngritur kundėr reformave. por kundėr regjimit 
kontrollues dhe tė rreptė turk dhe, mė shumė, kundra kėrcėnimit tė largėt 
tė prėfshirjes nė luftėn pėr epėrsi nė Ballkan, qė zhvillohet ndėrmjet Austrisė 
dhe Rusisė. Evropa bėri diēka tė pėrbindshme, kur ua besoi fatin e 
Maqedonisė kėtyre dy fuqive. Rusia dhe Austria kanė partizanėt e tyre nė 
kaosin e Maqedonisė. Pėr gjenerata tė tėra ato kanė qenė tėt prėfshira nė 
propagandėn e zhvilluar pėr llogari tė tyre pėr ēuarjen pėrpara tė interesit 
tė njė race kundėr njė tjetrė, pėr tė siguruar pozicionin zotėrues dhe 
pėrgatitur kėrkesat e tyre tė ardhshme. Ėshtė absurde tė besosh se kėto 
fuqi mund tė luajnė rolin e paanshėm tė arbitrit. Shqiptarėt flasin tė vėrtetėn 
kur kėmbėngulin sejanė vetė ata mbizotėrues pėrsa i pėrket numrit mė tė 
madh tė populLisė nė "Serbinė e Vjetėr" '.
Po shohim tani opinion e reverent Noel Buxton, kryetar i Komitetit 
Ballkanik, njeri qė ushqen shumė pak simpati pėr shqiptarėt dhe qė nuk 
fsheh paragjykimet e tij nė adresė tė tyre: megjithatė ai pranon se "Raca 
shqiptare formon njė faktor tė rėndėsishėm nė Maqedoni. Ėshtė e pamundur 
tė shtrohet ēėshtja e quajtur "maqedonase" pa marrė parasysh kėrkesat e 
kėtij populli tė vjetėr. Shqipėrinė nuk mund ta ndash, pa e shkatėrruar si 
komb". Lexuesi le tė gjykojė vetė pėr paragrafin qė pason ("Evropa dhe 
Turqia" nga Noel Buxton, London, 1907, f. 48-49).
Procesi i ēlirimit (tė Maqedonisė) ka shkuar aq larg sa t'i japė ēdo 
kombi kushte lehtėsuese pėrveē njė kombi, atij shqiptar. Ky popull i vjetėr 
nuk duhet tė humbasė nė bashkėsinė e kombeve. Maqedonia nuk formon 
racė homogjene, vaēanėrisht tė dallueshme nga grekėt dhe nga serbėt, por 
Shqipėria nuk mund tė ndahet pa u shkatėrruar si komb. Shqipėria, ka pėr 
mė tepėr, histori. Turqit e kanė nėshtruar atė duke futur armiqėsitė fisnore, 
gjakmarrjen dhe ndarjen e shqiptarėve nė besime tė ndryshme, por shqiptari 
ėshtė shumė mė pak fanatik ndaj besimeve se sa popujt e tjerė. Unė kam 
vizituar njė kryetar fisi tė fesė myslimane i cili pėrkrahte njė prift tė 
krishterė qė shėrbente nė njė kishė tė vjetėr nė pronat e atij kryetari fisi.
Ky bajraktar shpesh shkonte nė lutje nė kishė sė bashku me priftin qė ta 
mbronte i shenjti patriot i krishterė. Myslimani. i kthyer nė mes tė serbėve 
ose grekėve. bėhej turk, kurse shqiptari i konvertuar nė musliman mbetej 
gjithmonė besnik i vendosur i besės sė kombit. Ai ishte besnik ideal dhe 
mbetet i tillė. Nė qoftė se udhtėari falenderon turkun. ai e bėn kėtė pse 
gjen te shėrbyesi i tij turk kėnaqėsi, ju do tė zbuloni pėrgjithėsisht se kėta 
turqjanė shqiptarė. Shqiptari gjendet shpesh nė mes tė udhėheqėsve turq 
mė tė zot si dhe nė mes tė priftėrinjve katolikė mė tė devotshėm. Kur 
ndihma e dėrguar nga Anglia pėr tė mbajtur gjallė ata qė Sulltani synonte 
t'i vdiste nga uria mė 1903, ishin njerėzit e besuar shqiptarė qė bėnė qė 
kjo punė tė bėhej e mundur.
Njė tjetėr anglez, publicisti i mirėnjohur Charles Woods e bėri tė veten 
idenė e Fitzmauricit mbi shqiptarėt dhe pėr krahinat e tyre qė ndodhen 
"pėrtej, domethėnė nė lindje tė rjedhės qė ndan pellgun e Adriatikut nga 
ai i detit Egje"2.
Antonia Baldacci, dijetari italian qė pėrshkoi Shqipėrinė disa herė dhe 
qė e njihte mirė atė nė tė gjitha rrafshet, ka skicuar nė njė broshurė tė 
vogėl kufijtė e vendeve tė banuara nga shqiptarėt, tė cilat duhej tė 
pėrfshiheshin nė kufijtė e shtetit tė ri. Pėr Shqipėrinė Baldacci shprehet 
me saktėsi pėr arsye se ai e njeh mė mirė vendin, po ashtu ai e ka parė atė 
duke konsultuar tė gjitha burimet e autorizuara. Kufijtė e shėnuar nga ky 
dijetar i Bolonjės ndryshojnė fare pak nga ato qė kemi vendosur mė lart 
(shih fq. 21), pėrveēse ai na rikujton ēka ėshtė thėnė nė paragrafet e tjerė 
pėr vendet shqiptare qė ijanė dhėnė Malit tė Zi dhe Serbisė mė 1888, si 
dhe Greqisė nė jugė tė Shqipėrisė. Po shkėpusim paragrafet kryesore tė 
veprės sė Baldaccit qė flasin pėr shtetin e ri shqiptar.
"Ėshtė njė krahinė qė gėzon bashkim tė plotė kombėtar dhe qė pėrfshin 
pjesėn mė tė madhe tė katėr vilajeteve turke, tė Shkodrės, tė Janinės, tė 
Kosovės dhe tė Manastirit. Sundimi turk jo vetėm qė nuk mundi tė 
influencojė nė karakteristikėn e vet politike, por nuk mund tė frenojė 
kurrė shpirtin e pavarėsisė, qoftė edhe feudal, qė ngeli gjithmonė cilėsia 
themelore e popullit shqiptar dhe e mėnyrės sė jetesės sė tij kombėtare. 
Kjo pjesė e Maqedonisė ėshtė njė zonė qytetėrimi patriarkal dhe nė kufirin 
e saj perėndimor ndodhen shqiptarėt. Dhe atje nė atė pjesė tė Maqedonisė, 
gjenden njerėzit mė tė fortė fizikisht dhe etnografikisht mė tė pastėrit nga 
ana racore e Gadishullit... Shqiptarėt pėrbėjnė racėn mė tė bukur tė 
gadishullit ballkanik'.
"Kufijtė politikė absolutė tė shtetit tė ri do tė trajtohen nė mėnyrė 
pėrfundimtare pas paqes. e cila do tė lėrė gjurmat e saj tė dhunshme nė 
marrėveshjet e padrejta tė kryera kohėt e fundit. Nė fakt kjo gjė nuk duhej 
tė ndodhte mė. Kufijt e saj gjeografikė fare lehtė mund tė pėrputheshin me 
ato etnografikė. por kėta kufij padyshim do tė mbeten tė ndryshuara nė 
dėm tė Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha. siē do tė ndodliė ine vargmalet qė 
ndėrrojnė drejtimin e lumenjve midis detit Adriatik. Jonit dhe Egjeut deri 
nė pjesėn e sipėrme tė Alpeve. Pėrtej kėtyre vargmaleve. qė ndėrrojnė 
drejtimin e luinenjve nė depresionet e theksuara tė pandėrprera midis 
Gramozit. liqeneve dhe Sharrit, tėrėsia etnografike shqiptare shtrihet e 
fortė dhe e sigurtė nė mes tė masave greke. bullgare dhe serbe. Kėshtu 
ndodh edhe nė veri tė Alpeve tė Shqipėrisė dhe nė vetė kufirin e Malit tė 
Zi. qė ka nėn zotėrimin e tij qysh mė 1879 mjaft fise tė pastra shqiptare. 
Nė tė ashtėquajturėn Serbi tė Vjetėr kufiri etnografik shtyhet nė mes tė tė 
njėjtave alpe shqiptare qė pėrfundojnė harkun e tyre madhėshtor nga ajo 
anė dhe malit tė Sharrit. duke mbėrritur deri sipėr Ibarit dhe Sinicės. Kėto 
tentakula (apendikse tė moluskeve pėr tė kapur gjahun) qė populli i fortė 
dhe simpatik shqiptar dėrgon nė ēdo kohė drejt armiqve tė tyre shekullorė, 
janė mbrojtja natyrore dhe kombėtare me tė cilin mbrohet nga nga ēdo 
anė, duke zhvilluar dhe mbrojtur tė drejtat e tij tė shenjta dhe pronat e tij. 
Pushtimi i territorit shqiptar nga ana e shteteve aleate do tė pėrsėritė 
prepotencėn e pėrdorur nga ana e Fuqive tė Mėdha nė dėm tė Shqipėrisė 
mė 1878. Dhe Evropa do tė jetė fajtore pse ka ushqyer kauzėn e 
mosmarrėveshjes ".
Pėrkthyer nga frėngjishtja: Sherif Delvina


Pjesė nga vepra e Luino Skėndos "Shqiptarėt dhe sllavėt", (III)

2. Shih "Roma dhe Lindja". Badia di Grotta Ferrata (provinca e Roinės nr. 26, 
fq. 100). "Bashkėbisedinii i Patrikut Anasta.s i Ohrit nė Maqedoninė shqiptare qė nė 
dokumente tė ndryshme romane tė atij shekulli thuhet Maqedonia e Epirit, sepse 
banohej nga shqiptarė ose ndry.she quheshin epirotė".
3. "Osmani" nga Lazzaro Soranzo Ferrara 1589, fq. 100, paragrafi 89. Shih 
tekstin: "Nga bullgarėt disa hanojnė tė gjithė nė atė vend, i cili quhej Moesna e 
Poshtme deri nė Danub, pėrhallė Vllahisė, disa Trakinė sė bashku me grekėt dhe tė 
tjerė nė Maqedoni, qė sot ėshtė e banuar nga grekė, serbė dhe shqiptarė".
Faqe34
1. Tekstualisht Dukagjinėt banojnė rreth malit Skard nė kufi me Preseremo
(Prizreni i sotėm) Parreopoli use Prenopoli i quajtur sot ndodhet nė Dardani nė kufi 
me Shqipėrinė dhe qė banohet mė shumė nga shqiptarė se sa nga serbė.
2. Botim i ri pėr "Ponėn Osmane" nga Ricaut Donato Foscarini Berengano etj.,
pėrkthyer Augshurg 1701.
3. "Dinastia serbe Ēernojeviē" nga Franz Miklosich Wien, 1886, fq. 29.
4. "Thesari i Kronologjisė", Poris 1889, Shtylla 1785.
5. "Zeta dhe clinastia e Balshajve". nga profesor Giusseppe Geleich Spalato
1889, fq. 18.
Faqe 35
1. "Turqia e Evropės", Ami Boue, Paris 1849, 4 vol, vol II-tė, faq43.
2. Jena 1854. 
Faqe 36 
Vienė p. 868.
Faqe 37
1. "Maqedonia, racat e saj dhe e ardhmja e tyre", H. N. Brailsford. London,
1906, fq. 271.
2. "Turqia dhe fqinjėt e saj", fq. 83.
Faqe 38
1. "Shteti i ri shqiptar" , Antonio Baldacci, ekstrat. Nxjerrė nga "Revistat
ushtarake Italiane", Roma 1913, t'q. 4.
2. Id, ibid, fq. 18.