PĖR SHQIPĖRINĖ
"Akoma nuk dihet nėse Shqipėria (pa qenė ndonjėherė armike dhe
fajtore), do tė gjymtohet ashtu si Traktati i Londrės i vitit 1915 
(kjo kryevepėr e Grey-Asquithit) e parashikonte tė ndarė atė midis
serbėve, italianėve dhe grekėve. Nėse do tė kryhet ky krim kundėr 
kėtij populli tė vogėl, qė ne i kemi siguruar pavarėsinė dhe 
neutralitetin e pėrhershėm, ai do tėfigurojė nė histori si krimi 
mė i keq i paqės".
N.H.Brailsford
A ka njė Shqipėri apo nuk ndodhet njė vend i tillė? A gjendet nė brigjet
lindore tė detit Adriatik njė popull qė quhet shqiptar? A formon ky popull
njė komb dhe anėtarėt e kėtij kombi a e quajnė veten shqiptarė dhe thirren
nga bota si tė tillė?
Ata qė nuk kanė studiuar gjeografinė e roman-fejtonit ose qė nukjanė
qorruar nga pasionet politike tė kancelerive, e dinė fttrt mirė se nga njėra
anė ajo gjendet midis Malit tė Zi dhe Greqisė - midis Tivarit dhe Gjirit tė
Artės, - nga ana tjetėr, midis detit Adriatik e Vardarit dhe Liqenit tė
Kastories, njė krahinė afėrsisht me 65.000 ki-n. katrorė, e banuar nga njė
racė qė s'ka tė bėjė fare me tė tjerat, njė racė qė nuk ėshtė as greke, as
sllave, as turke: kėsaj race i pėrkasin shqiptarėt.
Kėtajanė banorėt mė tė vjetėr tė vendit, janė autoktonė, ata gjenden nė
atė vend qysh nė kohėt prehistorike, zotėr dhe zotėrues legjitimė tė vendit
tė tyre. Grekėt, sllavėt e turqit kanė ardhur nė Ballkan shumė mė vonė.
Ata i kanė shpronėsuar shqiptarėt; nė atė kohė shqiptarėt zotėronin njė
sipėrfaqe mjaft mė tė madhe se ajo qė u ngeli pas kėtyre pushtimeve.
Shqipėria ka pėsuar mjaft tė papritura, ajo detyrohej tė luftonte kundėr
pushtuesve mė tė fortė e mė tė mėdhenj numerikisht, romakė, sllavė,
turq; nė kėtė rast kemi cituar mė tė rėndėsishmit. Megjithatė shqiptarėt
kanė ditur ta ruajnė vendin, gjuhėn. ndėrgjegjen kombėtare si dhe
solidaritetin e tyre etnik. Ndarjet fetare nuk kanė mundur t'i shkėpusin
kėto lidhje. Shqipėtari, para se tėjetė katolik, musliman apo ortodoks,
ėshtė shqiptar. Vėzhguesit e huaj thonė se shqiptarėt janė i vetmi popull 
i Ballkanit qė zotėron njė ndjenjė tė vėrtetė kombėtare. Ky popull e ka 
pohuar dhe shpallur kėtė ndjenjė kombėtare me anė tė rezistencės qė i ka 
bėrė asimilimit tė huaj si dhe sunduesve osmanė, po kėshtu ka vepruar 
edhe kundėr orvatjeve paqėsore ose tė armatosura tė tyre. tė sllavėve dhe 
tė grekėve. Pėr ta studiuar kėtė racė tė mėsuar me jetė tė ashpėr dhe me 
karakter tė vendosur, mjafton qė ta kqyrim nė kolonitė shqiptare tė Turqisė, 
Greqisė. Italisė. po kėshtu deri nė Dalmaci, Hungari dhe Besarabi, qė tė 
bindemi pėr vitalitetin kombėtar tė kėtij populli.
Njė komb i tillė qė ka njė natyrė tė vetėn. njė gjuhė tė pėrbashkėt, njė 
solidaritet tė pakundėrshtueshėm meriton, sigurisht, tė jetojė, sepse ai 
vetė e shpall vendin qė i pėrket, po ashtu shpall vullnetin e tij pėr tėjetuar 
i lulėzuar.
Kombet e tjerė tė Ballkanit u liruan nga zgjedha otomane gjatė shekullit 
XIX, duke i lėnė shqiptarėt disa dekada prapa. Mirėpo Grekėt, serbėt dhe 
bullgarėt kanė pėrfituar nga mbėshtetja efektive e fuqive evropiane (Rusisė. 
Francės dhe Anglisė), kurse shqiptarėtjo vetėm qė nuk kanė marrė ndonjė 
ndihmė tė jashtme, por shpesh kanė hasur me vėshtirėsitė qė u kanė krijuar 
mbrojtėsit e fqinjėve tė tyre.
Mė 1878, pas Luftės ruso-turke, kur krahinat shqiptare duhet tė 
shėrbenin pėr zmadhimin e Sėrbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė, shqiptarėt 
u ngritėn kundėr kėsaj padrejtėsie, protestuan gojarisht si dhe kundėrshtuan 
me armė. Fuqitė nėnshkruese tė Kongresit dhe tė Konferencės sė Berlinit, 
ndreqėn njė pjesė tė gabimeve tė tyre, Janina qė i ishte dhėnė Greqisė, iu 
ridha Shqipėrisė, por nga ana tjetėr, qytete krejtėsisht shqiptare si Ulqini, 
Tivari si dhe krahina tė banuara nė pjesėn mė tė madhe nga shqiptarėt 
(p.sh. Vranja), iu dorėzuan sllavėve. Politika tepėr e fuqishme e Rusisė 
vepronte kundėr popullit tonė. Vetėm Anglia pati ndjenja tė drejta dhe 
njerėzore ndaj kėrkesave tė shqiptarėve gjatė krizės qė pasoi Luftėn ruso-
turke.
Kėto ndodhi fatkeqe u dhanė tė kuptojnė shqiptarėve se nuk duhet tė 
bazoheshin nė pėrkujdesjen e askujt. Ata duhej tė punonin dhe tė 
organizoheshin duke u bazuar nė forcat e tyre, tė ndėrmerrnin njė vepėr 
rilindjeje duke e ngritur moralisht dhe mendėrisht qė kėshtu, tė pėrgatiteshin 
pėr emancipimin kombėtar.Kėto 50 vjetėt e fundit ata iu kushtuan kėsaj 
pune kulturore, bashkimit dhe pėrgatitjes sė popullit me anė tė mėsimit 
dhe tė edukimit.
Mė 1912 katėr shtetet ballkanike (Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe 
Greqia) i shpallėn luftė Turqisė duke thėnė se kishin pėr qėllim lirimin e 
bashkatdhetarėve tė tyre nga zgjedha turke. Ēasti i dėshiruar pėr shqiptaret 
erdhi. Mė 28 nėntor pėrfaqėsuesit e tyre tė mbledhur nė Vlorė shpallen 
pavarėsinė e Shqipėrisė, e cila ishte pėrgatitur gjatė tre vjetėve luftte te 
paepur kundėr zgjedhės turke. Ėshtė pėr t'u kujtuar jehona e madhe e 
luftės sė shqiptarėve e shkaktuar nga betejat e tyre kundėr ushtrisė osmane 
si dhe suksesi qė ata patėn, duke i diktuar nė Shkup sunduesve osmane
kėrkesat e tyre.
Shtetet ballkanike, duke pėrfituar nga dobėsimi dhe demoralizimi i 
sollėn shqiptarėt fuqisė ushtarake osmane, si dhe duke pretenduar se 
zhvillonin njė luftė ēlirimtare, pushtuan mjaft toka shqiptare dhe mohuan 
tė drejtat e shqiptarėve: 9/10 e territorit shqiptar u pushtua nga 
ushtrite e tyre.
Konfrerenca e Londrės (1912-1913) qysh nga fillimi i punėve tė saj e 
njohu pavarėsinė e shtetit shqiptar. Ky ėshtė njė akt ndėrkombėtar i
nėnshkruar nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia qe 
vulos lirinė dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Vetė kjo konference 
garantoi neutralitetin e Shqipėrisė sė re dhe qysh atėherė, asnjė marrėveshje 
ndėrkombėtare nuk ėshtė pėrfunduar pėr ndryshimin e vendimeve tė marra 
gjashtė vjet mė parė nė Londėr nga tė plotfuqishmit e Fuqive tė Mėdha.
Kėshtu rilindi Shqipėria mjaft e gjymtuar dhe e pranuar zyrtarisht nga 
kėta fuqi: 2/3 e tokės dhe tė popullsisė sė Shqipėrisė iu dhanė Greqise. 
Serbisė dhe Malit tė Zi. Shteti i vogėl shqiptar akoma po pėson sulmet e 
Serbisė dhe tė Greqisė; e para duke shkretuar krahinėn e Dibrės dhe te 
Lumės, ndėrsa e dyta pushtoi dy distriktejugore, Korēėndhe Gjirokastren: 
veprimi kriminal i kryer nga grekėt e Zografos i kushtoi Shqipėrisė 300 
fshatra plotėsisht tė shkatėrruara nga bandat dhe ushtarėt grekė.
Gjatė Luftės sė Madhe Shqipėria vuajti shumė nga bllokada dhe pushtimi 
i ushtrive tė huaja, territori i saj u bė teatėr lufte gjatė katėr vjetėve.
Fundi i Luftės Botėrore u pėrshėndet nga shqiptarėt me njė gėzim 
shpresėdhėnės, sepse ata mendonin se kishte ardhur dita qė do tė sillte nje 
epokė tė re drejtėsie, nė tė cilėn do tė respektoheshin tė drejtat e kombeve 
tė vegjėl, parime drejtėsie kėto, tė shpallura nė mėnyrė solemne nga Fuqite 
e Mėdha. Ata mendonin se ishte e pamundur qė burrat e shtetit tė mos 
mbanin premtimet e tyre. Shqiptarėt prisnin qė drejtėsia tė vepronte duke 
;a kthyer Shqipėrisė pjesėt e atdheut qė i ishin dhėnė padrejtėsisht Serbise,
Malit tė Zi dhe Greqisė. Bile edhe sot shqiptarėt vazhdojnė ende tė
shpresojnė.
Konferenca e Paqes akoma nuk e ka shtruar ēėshtjen shqiptare. Ne nuk 
dimė se ēfarė vendimi do tė merret pėr Shqipėrinė, por nga zėrat qė 
qarkullojnė ėshtė krijuar mosbesimi.
Ja. nė tė vėrtetė, se pėr ēfarė dyshojnė shqiptarėt:
1. Lėnie nėn zgjedhėn e huaj tė krahinės sė Epirit, tė Maqedonisė 
Perėndimore dhe tė Kosovės.
2. Ēmimi i pavarėsisė dhe i sovranitetit shqiptar me anė tė njė mandati 
dhėnė Italisė.
3. Pushtimi i portit tė Vlorės nga kjo e fundit.
Shqiptarėt duan dhe do tė dėshirojnė qė edhe nė tė ardhmen tė kenė 
marrėdhėnie miqėsore tė rregullta me fqinjėt e tyre, sepse qetėsia nė Ballkan 
si dhe mundėsia ejetesės varen nga paqja dhe harmonia midis shteteve tė 
ndryshme tė gadishullit. Por nuk mund tė flitet pėr paqe dhe marrėveshje 
nėse njė milion e gjysėm shqiptarė do tė mbeteshin nėn pushtetin e grekėve 
dhe tė sllavėve. Pėrveē kėsaj dihet se "pushtimi i huaj nė Ballkan" ėshtė 
sinonim i njė keqtrajtimi qė shkon deri nė dhunime nga mė mizoret, pa 
llogaritur se gjymtimi i atdheut do ta bėjė jetėn e Shqipėrisė sė vogėl e tė 
pavarur tepėr tė pasigurt, sepsejanė tamam vendet qė ujanė dhėnė grekėve 
dhe sllavėve ato qė pėrbėjnė pjesėn mė tė mirė tė krahinave tė Shqipėrisė.
Tė flasėsh pėr njė mandat nė Shqipėri ėshtė sikur tė trajtosh kėtė vend 
si koloni afrikane, duke ditur se pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė e njohur nga 
njė marrėveshje ndėrkombėtare, kėshtuqė do tė krijohej paradoksi mė i 
•madh.
Italia nuk i fsheh aspak synimet e saj imperialiste: ajo nuk do vetėm tė 
zėvendėsojė Austrinė nė politikėn e saj Ballkanike, por gjithashtu ajo, 
ėndėrron njė shtrirje tė saj nė Azinė e Vogėl. Kjo ndėrhyrje nė punėt e 
Shqipėrisė do tė verė nė rrezik tė ardhmen politike dhe ekonomike tė 
Shqipėrisė si dhe do tė shkaktojė ērregullime nė vendet e tjera tė Ballkanit.
Italia nė Vlorė do tė thotė realizimi i mbretėrisė imperialiste italiane, 
sepse ky port i Shqipėrisė, nė realitet, nuk i jep asnjė dobi strategjike 
Mbretėrisė Gadishullore. Italia e lidh nevojėn e njė porti ushtarak nė 
bregun lindor tė Adriatikut me zotėrimin e sigurt tė kėtij deti. Por zotėrimi 
i Adriatikut nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse sundimi i Italisė mbi shtetet 
ballkanike. Kjo qė po bėn Italia nuk ėshtė ēėshtje masash tė ndėrmarra 
kundra Jugosllavisė, sepse ky shtet ėshtė tepėr i dobėt dhe pėrkatėsisht i 
vogėl nė krahasim me Italinė dhe, pothuajse i mungon marina luftarake.
Nė tė kundėrtėn, pėr Shqipėrinė, Vlora, si porti i vetėm i tregtisė sė 
sigurtė, ka rėndėsi jetėsore pėr kėtė shtet tė vogėl. Pavarėsia politike dhe 
ekonomike e Shqipėrisė do tėjetė i pamundur po tė pushtohej nga i huaji 
kjo pikė kaq e rėndėsishme.
(Njė pakt sekret qė u bė nė Londėr niė 1915 parashikonte ndarjen e 
Shqipėrisė midis Serbisė, Italisė dhe Greqisė si dhe krijimin e njė Shqipėrie 
tė vogėl muslimane rreth Durrėsit. Kjo marrėveshje e padrejtė dhe e 
kurdisur kundėr njė populh tė vogėl, nga disa fuqi qė kishin garantuar 
indipendencėn e Shqipėrisė dy vjet mė parė, ne na duket e padrejtė dhe e 
dėnueshme; pėrveē kėsaj ajo ėshtė e ndėshkueshme prej vetė disa fuqive 
dashamirėse. Fatmirėsisht duket qartė se vetė nėnshkruesit e kėtij pakti 
nukjanėnė gjendje tė pėrfitojnė nga kjo marrėveshje, sepse nuk gjejnė 
dot mėnyrėn se si tė nxjerrin leverditė e duhura. Mbi tė gjitha, Italia e ka 
hedhur poshtė kėtė fakt me anė tė deklaratės sė saj zyrtare tė vitit 1916 nė 
pėrkrahje tė pavarėsisė sė Shqipėrisė).
			KONKLUZION       
Nė Ballkan gjatė bregut lindor tė Adriatikut gjendet njė komb shqiptar 
qė ka ruajtur karakterin e vet etnik prej disa shekujsh dhe qė synon tė 
arrijė njė jetė mė tė mirė dhe tė pėrparojė. Tė drejtat e kėtij kombi janė 
garantuar nga Fuqitė e Mėdha mė 1913, nė Londėr.
Shqiptarėt mund tė bėhen njė faktor rregulli dhe ekuilibri nė pjesėn 
juglindore tė Evropės falė inteligjencės'dhe cilėsive tė tyre tė punės dhe tė 
durimit. Ata qė mbajnė nė duart e tyre fatet e popujve dhe qė nė kėtė ēast 
kanė zėnė vend nė Konferencėn e Paqes nė Paris, duhet tė binden se kurrė 
paqja dhe qetėsia nuk mund tė vendoset nė Ballkan nė rast se nuk do tė 
pranohen kėrkesat e shqiptarėve. Vuajtja dhe fatkeqėsiė e pėsuara nga 
mbarė botajanė mjaft tė rralla sa qė sot nuk mund tė harrohen rrjedhimet 
e rėnda, qė mund tė sjellė shpėrthimi i njė shkėndije nga ky vend i vogėl.
Tani, nė ēastin kur disa vendeve tė vogla, tė cilave mė parė u ėshtė 
injoruar vetė ekzistenca e tyre dhe u ėshtė dhėnė njė jetė e lirė dhe e 
pavarur, ėshtė e pamundur tė mos njihen tė drejtat e popullit shqiptar dhe 
tė hiqet ai nga lista e tė gjallėve, ose t'i kufizohet liria e tij politike. Nė 
qoftė se Konferenca e Madhe e Parisit dėshiron me tė vėrtetė qetėsinė e 
mbarė planetit tonė me anė tė respektit tė lirisė sė kombeve dhe tė zbatimit 
tė parimeve tė drejtėsisė, ajo duhet tė marrė nė konsideratė tė drejtat
legjitime dhe pa parakushte tė popullit shqiptar. Pėr kėtė:
1. Tė respektojė dhe tė pohojė pavarėsinė e popullit shqiptar ashtu si 
ka qenė njohur nė vitin 1913 nga pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha tė 
mbledhura nė Londėr.
2. T'i kthejė Shqipėrisė sė pavarur krahinat e banuara me shumicė nga 
shqiptarėt. por qė sot ndodhen tė pushtuara nga grekėt dhe serbo-malazezėt 
fill pas Luftės turko-ballkanike. pushtime qė kėto fuqi i kanė pranuar, 
duke pasur parasysh kėrkesat politike qė sot nuk ekzistojnė mė. Kėto 
kthime tė trojeve tė lartpėrmendura janė tė nevojshme pėr tė vendosur 
ekuilibrindhepėrt'i dhėnė Shqipėrisė mundėsinėejetesės, duke garantuar 
kėshtu paqen e ardhme.
3. Si rrjedhim natyror dhe logjik qė paraprin. Italia nuk duhet tė 
pretendojė as pėr zotėrimin e portit tė Vlorės dhe as pėr ushtrimin e 
ēfarėdo kontrolli mbi Shqipėrinė. gjė qė fyen thellėsisht shqiptarėt edhe 
pėr faktin se Italia kėtė nuk mund ta realizojė kurrė pa pėrdorur masa tė 
rėnda shtypėse, tė shoqėruara me rrjedhime mjaft tė pėrgjegjshme.
A gjendet drejtėsia nė kėtė tokė, apojo? A i kanė shpallur solemnisht 
parimet liberale dhe respektin e tė drejtave tė kombeve tė vogla Fuqitė e 
Mėdha pėrparimtare?
Aeropagu i mbledhur nė Paris, a ka pėr synim tė sjellė paqen dhe 
qetėsinė nė pėrgjithėsi nė botė dhe nė veēanti nė Ballkan? Pėr kėtė do tė 
na pėrgjigjet mė sė miri zgjidhja qė do t'ijepet ēėshtjes shqiptare.
Lumo Skėndo 
Delegat i Shoqėrisė Panshqiptare 
"Vatra" tė SHBA
Lozanė, 30 tetor 1919
Pėrktheu nga frėngjishtja: Sherif Delvina

1. Nxjerrė nga "Tribuna e lirė e nacionaliteteve", tetor-nėntor 1919, Lozanė.