SHPRESA DHE PUNA
Njė mik i panjohur inė shkruan njė letrė nga Amerika dhe mė pyet: "A 
kemi shpresė pėr pritmin e Shqipėrisė apojo, qė tė kemi shpresė tė punojmė, 
ndryshe tė mos hedhim dėm punėn."
Pyetje e rėndė, pėrgjigja e sė cilės ėshtė mjaft e vėshtirė, nukjepet dot 
aqė lehtė. Po, kur njeriu takon njė vėshtirėsi nė njė ēėshtje, duhet qė t'a 
zbėrthejė pyetjenė. ta ndajė nė copėra dhe tė pėrpiqet t'i tretnjė e t'i 
zgjithnjė njė nga njė; ahere tė gjitha tok duken mė tė lehta dhe mė tė 
thjeshta, sa kur ishin tė bashkuara e tė mbėrthyera.
Pra, ta kthejmė pyetjenė dhe tė shohim ēfarė marėdhėnje kanė midis 
tyre shpresa me punėn? Me tė tjera fjalė: duhet tė punojmė pse puna ėsht' 
e duhurė. apo duhet tė punojmė pse kemi shpresė?
Ja pėrgjigja ime qė i dhashė mikut nė Amerikė:
"Theoria ime ėshtė qė shpresa vjen pas punės; nuk ėshtė shpresa qė e 
shtyn njerinė tė punojė; po puna e pjell shpresėn; ay qė punon ka shpresė 
dhe ka tė drejtė qė tė ketė shpresė; shpresa ėshtė ndjenjė; puna ėshtė 
fuqi."
Puna ėsht' e domosdoshme. Njeriu ėsht' i shtrėnguar qė tė punojė, qė 
tė reagojė, qė tė rėngojė dhe tė pėrpiqet. Qė nga djepi e gjer nė varr, rojtja 
nuk ėshtė gjė tjetėr veē se njė punė dhe njė pėrpjekje e pareshturė.
Punojmė qė tė rrojmė, qė tė ruajmė jetėn, qė tė mbrohemi dhe tė 
ushqehemi, qė tė mvishemi; pastaj punojmė dhe lodhemi qė tė dėfrejmė, 
tė gėzohemi, tė shkojmė jetė tė fatshme, tė lartėsohemi nė shkallė, tė zemė 
njė vėnt tė ēquarė dhe tė math, tė bėhemi tė pasur e tė famshmė. Urija, 
frika, tė ftohtėt, shiu, turpi, nderi, dashurija, urrejtja, ambicioni, egoizma, 
idealizma, virtuti, ose dhe veset, tė gjitha na shtyjnė qė tė jemi nė njė 
punė dhe nė njė aktivitet tė papushuarė.
Asnjė nga kėto ndjenja s'kanė lithkė dhe marėdhėnie me shpresėn, se 
nukė na bėn shpresa qė tė punojmė, po nevoja e rojtjes, nevoja e trupit 
dhe e shpirtit tonė.
Shpresa vjen dhe qendron mbi punėn si era qė zbukuron lulen, si ngjyra
qė ėmbėlson burbuqen, si njė kurorėzim. si njė poezi e mundimevet dhe e 
vuajtjevet tona. Punėn e kemi nė muskujt. nė eshtrat. nė rembat dhe nė 
dejet. Shpresa vjen e heth njė poezi mbi kėta rengime; derth njė aroinė. 
njė frymė. njė kurajo.
Sa m'e madhe tė jetė puna, sa m'i gjallė dhe m'i fuqishmė tė jetė 
vullneti. aqė m'e gjerė dhe m'e pushtetshme ėshtė shpresa. Se shpresa 
ėshtė bija e punės. Cili prej nesh nuk' e ka vėnė re kėtė: kush prej nesh 
nuk ka zėnė njė punė pa shpresė. si me pahir, n-ie zemrė tė thyer. me 
mėrzitje nė shpirt dhe. duke punuarė, duke ndjekurė dhe duke pėrparuarė 
nė punė. nukė ka parė qė njė dritė dhe njė fuqi e re. e panjohurė dhe e 
papandel-iurė i ka lindurė nė zemrė dhe nė nervat?
Pėr tė provuarė mė mirė kėtė qė themi, tė vėrė re njeriu gjendjen dhe 
shkallėn e shpresės, kur trupi i ndodhet i shėndoshė, kur kemi shėndetin 
nė vėnt. kurjemi me fuqi, kur ndjejmė vehten tonė tė shtyrė pėr punė dhe 
aktivitet. me njė fjalė, kur mezi na mban vendi, ahere ndjejmė dhe shpresė 
nė vehten tonė.
Po kur jemi si tė pamundurė, kur kemi trupin tė thyerė, fuqinė tė 
pakėsuarė, pa shije, pa dėshirė dhe pa vullnet pėr punė, ahere edhe shpresa 
na ndodhet e dobėtuarė, e thyerė, e shuarė.
				* * *
Ay qė s'ka fuqi pėr punė, ay qė nuk ėsht' i zoti pėr asnjė pėrpjekje, as 
me krahė, as me krahror, as me kokė, ay padyshim s'ka tė drejtė qė tė 
kėrkojė pjesėn e tija nga ky bekim i qiellit qė i themi shpresė. 1 dobėti, i 
ligu, frikamani dhe i mefshti s'munt tė kenė shpresė, se krahėt e fortė i 
kanė fajkoj dhe shqiponja, jo urithi me bretkosėn.
Tani, ne, shqiptarėt duhet tė fillojmė nga shpresa a po nga puna? Mė 
duketė se pėrgjigjen e dhamė mė lartė, dhe rėfyemė se flaka dhe drita 
vijnė prej zjarit, dhejo zjarri prej tyre. Puna pėr ne, ėshtė mė tepėr se njė 
gjė e domosdoshme dhe e natyrshme: ėshtė njė detyrė. Gjendja e sotme 
pėr tė qarė, shkalla e keqe nė tė cilėt kemi rėnė, vuajtjet dhe mynxyrat 
tona, tė gjitha na vijnė nga tė mos punuarėt, nga varfanjakėsi e vullnetit 
qė na bėn gjysmė tė rėgjuarė dhe tė hidhurė, nga mungim' i enthusiazmit.
Asnjė njeri, as ndonjė komb nė botė nuk' ėshtė riturė dhe lartėsuarė 
duke u-mejtuarė nė ka shpresė dhe nė duhet punuarė. Madhėrija kanė 
ardhyrė prej punės, prej kėsaj pėrpjekjeje sė verbėr qė ėshtė njė nevoj' e 
ēdo gjėje tė gjallė, tė kėsaj pune qė nukė njeh asnjė ndalim, qė pėrparon 
duke ēarė dhe duke rėzuarė ēdo pengim, duke hedhurė dhe duke kapėrxyerė
ēfarėdo vėshtirėsi. qė ėshtė njė si flak' e madhe, si njė lum' i buēiturė, tė 
dalė prej trusė, prej zemrės dhe prej krahėvet tė njeriut.
Me atė punė dhe me atė vullnetJanė madhuarė dhe njerėzit dhe kombet. 
Pė(- kombin tonė tė mbetur kaqė pas, pėr vehten tonė qė e kemi kaqė 
shumė haruarė dhe lėnė inė nj'anė, puna lipset tė jetė in'e fortė e m'e 
•madhe akoma. Vetėm ahere munt dhe duhet qė tė kemi shpresė.
							Lumo Skėndo
l.Nxjerrė nga gazeta "Dielli", shkurt 1916.