RILINDJA SHQIPĖTARE'
Shqiptarėt hynė vonė nė skenėn e nacionalizmit. Napoleoni II e quajti 
shekullin e 19-tė shekulli i nacionalizmit, sepse pikėrisht ai- pa tė shfaqej 
ndjenja kombėtare te shumė popuj. pėr tė cilėt mė parė as qė besohej se 
ekzistonin.
Pikėrisht nga viti 1800 te popujt ballkanikė filluan tė zgjohen ndjenjat 
nacionaliste: para kėsaj date, grekė. rumunė, serbė e bullgarė ishin tė 
kėnaqur qė kishin fenė e krishterė. qė ishin armiq tė turqve, dhe nuk 
shkonin mė larg. Bullgarėt filluan ta ndjejnė veten tė tillė vetėm rreth 
gjysmės sė shekullit tė kaluar. Shqiptarėve iu desh tė prisnin luftėn ruso-
turke tė vitit 1877 pėr tė forcuar bindjet e tyre. Fakti qė ishin tė fundit nė 
kėtė gjė nuk do tė thotė aspak se janė inferiorė. Kam dėgjuar tė thonė se 
dijetari i shquar ēek, Safarik, gjatė njė darke me miq tė tij paska thėnė se, 
nė qoftė se njė forcė e mbinatyrshme munt tė zhdukte afėr 12 pjesėmarrės 
nė njė darkė, ideja e nacionalizmit ēek do tė zhdukej bashkė me ta: nė kėtė 
mėnyrė ishin shumė tė paktė ata tė cilėt e ndjenin vehten bohemė dhe jo 
gjermanė. Sidoqoftė, munt tė thuhet se kjo ėshtė njė nxitje e mirė qė prej 
disa dekadash. Nė kėtė lėmsh toke ka pasur shumė raca, qė nė tė kaluarėn 
ndritėn me njė shkėlqim tė fortė dhe tė cilat, qysh prej asaj kohe u shuan;
njė tjetėr qė qėndronte nė rradhėt e para tė qytetėrimit aktual nuk figuronte 
mbi ne as ndėrmjet numrit tė barbarėve nė fillim tė erės sonė. Vitet tona 
janė njė gjė kaq e vogėl nė kėtė pafundėsi.
Ne themi se shqiptarėt pritėn vitin mėshirėplotė 1878 pėr tė dėgjuar 
thirrjen e gjakut dhe tė racės. A flinin mė parė sedra e tyre kombėtare dhe 
shqetėpsimi i tyre kombėtar? A e konsideronin ata veten si persona tė 
pėrzierė nė masėn e racave fqinje?
Mund tė thuhet sejo. Shqiptarėt, megjithėse nė pjesėn mė tė madhe 
rnyslimanė, nuk e kanė konsideruar veten kurrė turq. Nė tė kundėrtėn, ata 
kishin njė nocion tė qartė pėr individualitetin e tyre dhe njė hendek i thellė 
i pengonte ata tė ngatėrroheshin me racėn e pushtuesve. Udhėtarėt e Orientit 
dhe vėzhguesit e ngjarjeve turke, e kanė dalluar qė prej njė kohe tė gjatė
kėtė karakteristikė tė shqiptarėve. Pikėrisht kėsaj ndjenje shumė tė zhvilluar 
tė ndėrgjegjes kombėtare. Shqipėria ia dedikon mosasimilimine saj nė 
inasėn qė e rrethonte dhe ėshtė me tė vėrtetė e habitshme qė ishuj tė vegjėl 
shqiptarėsh mbeten ende tė paprekura qė prej shumė shekujsh, duke ruajtur 
me anė tė fesė gjuhėt e tyre, pėrdorimin e tyre dhe zakonet e tyre, tė lėna 
nga tė parėt.
U desh sigurisht njė dozė e fortė vitaliteti etnik pėr t'i mbrojtur kėta 
shqiptarė nga asimilimi e zhdukja dhe ata tė vetė Shqipėrisė. tė cilėt 
dėshmuan pėr sedrėn e tyre kombėtare me revoltat e shumta qė ndėrmorėn 
kundėr turqve. Mė tė famshmet dhe tė njohurat ndėr kėto revoltajanė ato 
tė familjes sė Bushatllinjve (Mustafa dhe Mahrnud) nga Shkodra dhe tė 
Aliut nga Janina. Pas vdekjes sė kėtij tė fundit, pjesajugore e Shqipėrisė 
ka njohur shumė revolta tė tjera, sigurisht mė pak tė bujshme, porjo mė 
pak karakteristike.
Por pėr ta kristalizuar kėtė ndjenjė kombėtare dhe pėr ta konkretizuar 
atė nė njė koncept tė qartė, u desh tronditja e madhe e luftės ruso-turke tė 
vitit 1877-1878 dhe traktatet e Shėn-Stefanit e tė Berlinit qė e pasuan atė. 
Nė kėto traktate, rajone tė tjera tė banuara nga shqiptarėt ishin caktuar qė 
tė z-jeronin Serbinė dhe Malin e Zi ose tė krijonin shtetin e ri bullgar. Mė 
vonė ishte i njėjti problem, pėr t'ia lėshuar Greqisė- sė bashku me Thesalinė-
pjesėn jugore tė vilajetit tė Janinės: pėr Shqipėrinė ky ishte fillimi i 
copėtimit. pranim dhe pasojė e copėtimit tė Perandorisė Osmane. mbasi 
vetė Shqipėria nuk llogaritej si entitet etnik. Kjo mjaftonte pėr tė reaguar;
rreziku ishte tepėr i madh dhe tepėr evident: edhe njė luftė tjetėr fatkeqe 
pėr Turqinė dhe Shqipėria do tė zhdukej me perandorinė e krijuar nga 
pasardhėsit e Osmanllinjve. Pra duhej shpėtuar ngarkesa e saj e vogėl dhe 
tė mos lihej tė tėrhiqej nga anija, e cila po fundosej. Goditja u ndje dhe 
ndodhi reagimi.
Pėrballė rrezikut qė u kanosej, shqiptarėt u zgjuan instiktivisht, 
spontanisht. Sigurisht erdhi koha pėr kėtė. Dhe u organizuan disa mbledhje 
pėr tė rėnė dakort lidhur me masat qė duheshin marrė.
U mbajtėn mbledhje si nė veri edhe nėjug dhe qendrat kryesore ishin 
Preveza, Janina, Shkodra, Prizreni e qendra tė tjera tė dorės sė dytė dhe 
pak nga pak nė tė gjitha qytetet. Mbledhjet nė veri kishin si synim tė 
drejtpėrdrejtė tė parandalonin ndarjen nga Shqipėria e Guxisė dhe Plavės, 
tė Nishit, Vranjės dhe Kurshumlies. Mbledhjet ejugut duhettė shmangnin 
rrezikun nga ana e Greqisė. Njė tubim i rėndėsishėm u zhvillua nė fund tė 
vitit 1878 nė Gjirakastėr dhe dy delegatėt, Abdyl bej Frashėri e Mehmed
bej Vrioni. u caktuan tė vizitojnė kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha dhe lė 
paraqisin ankesat e shqiptarėve: nė fakt ata do tė shkonin nė Rome. Paris. 
Londėr, Berlin e Vjenė dhe pritja qė iu bė. nuk kishte aspak natyrė qe t"i 
dekurajonte ata. Kur u kthye nga misioni i tij. delegati Ahdy bej Frashėri 
shkoi nė Prizren ku u krijua Komiteti Qėndror i Mbrojtjes Kombėtare. i 
njohur me emrin "Lidhja e Prizrenit".
Qėllimi i vėrtetė i ndjekur nga komiteti ishte. perveē se ta shpėtonte 
vendin nga copėtimi, tė bėnte qė tė njihej e tė pranohej ekzistenca e njė 
Shqipėrie dhe e njė kombi shqiptar.
Nė fakt, ishte fjalajo qė tė shpėtoheshin mbeturinat e Turqisė. por qė 
tė respektohej trupi i njė Shqipėrie. Tė dy tė deleguarit qė vizituan 
politikanėt e Fuqive tė Mėdha duhej sidomos ta plotėsonin kėtė detyrė e 
program qė duhej ta vazhdonte Lidhja e Prizrenit.
Fillimisht Turqia e kishte parė me njė sy dashamirės Lėvizjen Shqiptare, 
pėrsa kohė qė dul-ej kundėrshtuar vullneti sovran i Rusisė dhe interesat e 
shqiptarėve ishin tė njejta me ato tė Portės sė Madhe. Por gjėrat morėn njė 
kthesė tjetėr, kur lėvizja nacionaliste shqiptare u forcua mė shumė nga sa 
mendohej.
Komiteti i Prizrenit pa u vonuar mė shumė, filloi tė hartojė njė pro-
gram autonomist, qė kishte pėr dėllim njohjen nga Porta dhe nga fuqitė, tė 
ekzistencės sė njė Shqipėrie nė kufijtė e pėrcaktuar, duke pasur njė autonomi 
administrative.
Programi autonomist pėrfshinte territorin e vilajeteve tė Janinės e 
Shkodrės (nė tėrėsi) dhe pjesėt e banuara nga njė popullsi, shumica 
shqiptare, nė vilajetet e Shkupit dhe Manastirit, pjesė qė pėrfshijnė kėlo 
dy qytete dhe rajonet qė ndodhen nė perėndim. Kėto katėr vilajete duhej 
tė formonin njė tė vetėm, qė tė kishte si kryeqendėr Manastirin, shqipen si 
gjuhė zyrtare, njė buxhet tė pavarur dhe sherbimin ushtarak nė kufijtė e 
vilajetit tė madh shqiptar, pėrveē se kur mund tė kishte luftė me njė shtet 
tjetėr. Qė prej kėtij ēasti, nuk duhej shumė mendjemprehtėsi pėr tė kuptuar 
se kjo ishte lufta e hapur me Turqinė. Kjo e fundit nė fakt intrigoi pėr ta 
shpėrbėrė Lidhjen dhe pėr tė mbjellė pėrēarjen nė mes tė kryetarėve. Por 
kishte njė unitet tė ngushtė ndėrmjet tė gjithėve, si krishterė ashtu edhe 
myslimanė dhe, duke mos arritur asnjė rezultat me anė tė kėtyre mjeteve, 
Porta dhe sulltan Abdyl Hamiti qė ishte zot absolut, pėrdorėn njė mjet mė 
efikas: armėt. Marshalli Dervish Pasha u dėrgua nė krye tė 40 batalioneve. 
Shqiptarėt dispononin vetėm dhjetė mijė njerėz tė armatosur keq dhe qė
nuk kishin asnje top. U zhvillua njė luftė dhe mitralozi turk bėri efektin
e tij.
Lidhja pushoi sė ekzistuari, por ajo kishte funksionuar pėr dy vjet,
duke dhėnė fizionominė e njė administrate autonome, duke krijur njė milici 
tė vogėl dhe njė buxhet -gjė qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme- duke krijuar 
shkakun pėr tė forcuar ndjenjėn dhe ndėrgjegjen pėr njė nacionalizėm tė 
kristalizuar, duke e kthyer njė gjė tė vogėl e tė pandėrgjegjshme nė diēka 
tė qartė e tė ndėrgjegjshme.
Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Guxia dhe Plava u shpėtuan;
Preveza dhe Janina nuk iu dhanė aspak Greqisė. mbasi fuqitė u detyruan 
tė pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se 
Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbėn dhe koncertit europian iu desh tė 
pėrdorte njė manovėr detare pėr t'u dorėzuar malazesve qytetin trim tė 
Dulcingos me banorėt e tij tė guximshėm.
Lidhja u shpėrbė, kryetarėt e saj u larguan, u mėrguan dhe mbėshtetėsit 
e saj u persekutuan, por ndjenja nuk mund tė asgjėsohej dhe anėtarėt e 
Komitetit Shqiptar, duke u fshehur prej autoriteteve turke e duke u trembur 
ndoshta mė pak nga vetė turqit sesa nga kėshilltarėt e tyre, e vazhduan
fshehur yeprimtarinė e tyre.
Duke fillur nga viti 1880, veprimtaria e komiteteve politike shqiptare 
ishte lidhur ngushtė me veprimtarinė e tyre letrare.
* * *
Ndėrkohė qė komitetet, tė cilėt formonin Lidhjen e Prizrenit, e zhvillonin 
aktivitetin e tyre politik nė Shqipėri, njė tjetėr komitet ishte krijuar nė 
Konstandinopojė, me synimin qė tė punonte pėr kulturėn: kjo ishte e 
famshmja "Shoqėria letrare" nė statutet e sė cilės, tė publikuara mė 1879, 
shohim se figuronte roli i anėtarėve tė saj kryesorė, si tė krishterė ashtu 
edhe myslimanė: mė aktivėt ishin Sami bej Frashėri (vėllai i Abdyl bej 
Frashėrit) mysliman; Efendiu Pashko Vasa (katolik nga Shkodra); Jani 
Vreto (ortodoks i Shqipėrisė sė Jugut, distrikti i Leskovikut).
Shoqėria e Konstantinopojės -tė cilėn sulltani e toleronte nė dukje, 
pėrsa kohė qė ai besonte, ose bėnte sikur besonte se veprimtaria e saj 
drejtohej thjesht kundėr kėrkesave tė armiqve tė pėrbashkėt - nxorri po 
vitin e themelimit tė saj njė alfabet dhe libėr leximi; dhe pak kohė mė pas 
Pashko Vasa publikoi veprėn e tij tė titulluar "Studim pėr Shqipėrinė dhe 
shqiptarėt" (vepėr e cila u botua gjithashtu po atė vit nė Paris dhe nė 
pėrkthimin gjermanish, nė Berlin; njė pėrkthim turk u bė nga Ali Danish
bej Prishtina, anėtar i Shoqėrisė Letrare; por Sulltani i sekuestroi gjithė 
kopjet dhe libri u ndalua.
Shoqėria Letrare zhvilloi njė veprimtari mjaft tė madhe pėr tė pėrhapur 
mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe pėr ta bėrė praktike studimin e gjuhės 
kombėtare. Mbėrritja nė Konstantinopojė e Naim bej Frashėrit, vėlla i dy 
tė tjerėve, i dha njė hov tė ri institucionit kulturor dhe njė revistė letrare 
mujore, "Drita", mė vonė "Dituria" u botua pėr njė vit nė kryeqytetin 
turk. Eshtė e tepėrt tė thuhet kėtu se shkronjat e pėrdorura pėr tė shkruar 
shqipen ishin shkronj alatine. E kanė pasur gabim kur thoshin se shqiptarėt 
kanė pėrdorur shkronjat greke ose turke pėr tė shkruar gjuhėn e tyre. Qė 
prej mė se 400 vjetėsh, shqiptarėt pėrdorin shkronja latine dhe pikėrisht 
me kėtė alfabet u shtypėn librat e Buzukut, Frano Bardhit, Budit dhe 
Bogdanit.
Pra, nuk duhej besuar se Shoqėria letrare e Konstandinopojės krijoi 
njė gjuhė dhe njė shkrim. Nė Shkodėr shtypeshin libra shqiptarė qė prej 
100 vjetėsh dhe pak mė vonė edhe shqiptarėt e Italisė (me nė krye de 
Radėn dhe Kamardėn) ishin futur nė studime tė thelluara qė duhej tė 
tėrhiqnin vėmendjen e botės letrare dhe tė zgjonin te bashkėkombasit 
ndjenjėn e studimit tė gjuhės kombėtare. Nė ēastin kur Shoqėria e 
Konstantinopojės filloi tė zhvillonte veprimtarinė e saj, i mėnēuri Konstantin 
Kristoforidhi punonte qė prej mė se dy dekadash pėr pėrkthimin nė shqip 
tė shkrimeve tė shenjta, nė shėrbim tė shoqėrisė biblike angleze.
Para Kristoforidhit, • Naum Veqilharxhi dhe Kolonja (qė banonte nė 
Bukuresht) kishin bėrė njė provė duke botuar njė alfabet shqiptar (tė 
litografuar mė 1845).
Pra, nuk bėhej fjalė aspak pėr tė krijuar, por thjesht pėr ta bėrė praktik 
dhe tė pėrdorshėm mėsimin dhe studimin e gjuhės shqipe. Dhe pikėrisht 
kėtu ėshtė merita e anėtarėve tė Shoqėrisė sė Konstandinopojės, se i ka 
nxitur kėto studime, se u ka krijuar bashkėpatriotėve tė saj ndjenjėn e 
mundėsitė pėr kėtė, se e ka shndėrruar atė nga njė gjuhė pottiuajse e 
vdekur, nė njė gjuhė tė gjallė kombėtare, se i ka dhėnė njė kombi tė tėrė 
si ideal studimin dhe mėsimin nėpėrmjet gjuhės sė tė parėve, domethėnė 
rigjenerimin nėpėrmjet mėsimit dhe bashkimit.
Pikėrisht pėr kėtė arsye viti 1878 duhet konsideruar si fillimi i rilindjes 
intelektuale tė shqiptarėve, ashtu sikurse ishte fillimi i rilindjes politike 
"Lidhja e Prizrenit".
Sulltani dhe Porta shqetėsoheshin pėr gjithēka qė ishte shqiptare:
postave, doganave dhe sidomos agjentėve tė policisė u ishte dhėnė urdhėr
tė sekuestronin tė gjitha shkrimet, tė gjitha korrespondencat nė gjuhėn 
shqipe. Dhjetra e dhjetra veta u burgosėn, u persekutuan, u ndoqėn sepse 
tek ata u gjetėn copa letre tė shkruara nė shqip.
I detyruar ta kufizoja studimin tim nė njė numėr tė vogėl faqesh, nuk 
mund tė shtrihesha deri te vėshtirėsitė qė hasnin shqiptarėt dhe te proēedurat 
e shkathėta qė ata kishin pėrdorur pėr tė bėrė qė tė dėshtonte vigjilenca e 
spiunėve turq nė tė gjithė Turqinė dhe bile edhe nė Konstadinopojė. Le tė 
flasim mė mirė pėr veprimtarinė e shoqėrive jashtė Turqisė.
Pra komitetet nuk mund tė funksiononin mė, veēse nė fon-nėn e shoqėrive 
tė fshehta revolucionare. Qendrat e veprimtarisė u transferuanjashtė vendit:
nė vitin 1884 u krijua nė Bukuresht Shoqėria letrare Drita (mė vonė Dituria);
ajo kishte njė shtypshkronjė dhe ka botuar libra letrarė dhe shkollorė, tė 
vėllezėrve Naim dhe Sami bej Frashėri, tė Jani Vretos, Thoma Sinos, 
Qiriazit etj.
Mė 1897 nė Bruksel u krijua revista "Albania" (qė mė vonė u transfema 
nė Londėr), e cila botonte nė faqet e saj vepra letrare tė poetėve Patėr 
Gjergj Fishta, Filip Shiroka dhe tė shkrimtarėve tė tillė si Faik Konica, P. 
Ethem Gjeēaj etj.
Njė vit mė vonė, mė 1898, nė Sofje u krijua shoqėria "Dėshira" me 
njė shtypshkronjė tė pajisur mirė dhe mund tė themi se veprimtaria nė 
botimin e librave kaloi nga Bukureshti nė Sofje, ky u shtypėn dhjetra 
vepra tė vogla letrare e shkollore, si dhe fletushka "Drita", e cila duhej tė 
krijonte njė frymė tė gjallė nacionaliste te shqiptarėt dhe tė mbėshteste 
aksionin militant tė komiteteve politikė. Duhet shėnuar nė njė mėnyrė 
krejt tė veēantė veprimtaria qė u zhvillua nėn regjimin e sulltan Hamitit 
nga njė grup politik revolucionar i drejtuar nga vėllezėrit Bajo e Ēerēiz 
Topulli dhe Mihal Grameno. Ky i fundit, nė tė njėjtėn kohė - poet e 
shkrimtar, ishte shpirti i kėrkesave pėr autonomi ekleziastike tė shqiptarėve 
ortodoksė.
Dhjetra e qindra mijra kopje tė shtypura u futėn nė mėnyrė tė fshehtė 
nė Shqipėri dhe u lexuan me etje: shumė persona tė burgosur si 
revolucionarė, pėr shkakun e thjeshtė se autoritetet kishin zbuluar tek ata 
libra ose gazeta shqip, i kishin kthyer qelitė e tyre tė burgut nė shkolla tė 
vėrteta, mbasi as ata, as nxėnėsit e tyre, nuk kishin ēfarė tė humbisnin.
Jashtė vendit, nė Bukuresht dhe nė Sofje, nė Egjipt dhe mė vonė nė 
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u formuan shumė shoqėri dhe komitete, 
tė cilėt qė tė gjithė kishin programin e Lidhjes sė Prizrenit ose tė paktėn 
pėrpiqeshin tė siguronin nga Porta njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare
dhe lejen pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat private. Nė aspiratat e 
tyre nacionaliste, shqiptarėve u duhej tė pėrballeshin me njė armik jo mė
pak kėmhėngulės dhe tė tmerrshėm sesa vetė turqit. Ky ishte patriarku 
grek i Koristandinopojės. i mbėshtetur ose mė mirė i nxitur nga Greqia 
dhe Rusia: kėto tė dyja. iTiė tepėr: tre shtete - mbasi patriarkana ėshtė njė 
shtet brenda shtetit me fuqi tepėr tė tmerrshme - ishin kėshilltarėt besnikė 
tė Turqisė pėr ta nxitur atė kundėr shqiptarėve.
Pėr pasojė. shqiptarėt mė nė fund u bindėn se pėr tė shpresuar njė 
ngritje morale dhe kombėtare. duhej tė ēliroheshin nga tirania greqizuese 
e partriarkanės. e cila nuk bindej aspak tė pranonte ortodoksė qė nuk ishin 
grekėr. Pra. rilindėsit, futėn nė programin e tyre krijimin e njė kishe 
autoqefale, ku tė pėrdorej gjuha shqipe.
							Lumo Skėndo
Pėrkthyer nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame
 
1. Nxjerrė nga revista "Popujt e Lirė", gusht-shtator 1919