SHQIP KUVENDOJMĖ, A PO ĒORBĖ TRAZOJMĖ?
Njė ditė nė Stamboll isha me njė shok. Si ecėm mjaft kohė nė baltėt tė 
rrugėvet, si u lothmė duke kėrcyerė gur mi gur nga frik' e baltės dh' e 
qepėvet qė ment e shtypin njerinė, hymė mė njė kafene tė ēlodhemi pakė.
Kafeneja ish gjysmė plot. Cilido kish zėnė vėnt: kush kėndonte njė 
gazetė, kush kuvendonte me shoknė. kush merrej me tė zbrazurė nė gojė 
qelqetė me birė. Kėtu-kėtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun' e tė cilėve 
ėshtė tė hapin veshėtė, tė rrėmbejnė ndonjė fjalė e ta thonė kėtė te qeverija...
Unė me shoknė tim, ndenjėm mė njė ēip ku ishinė dhe dy miq shqipėtarė. 
Harrova t'ju them qė shoku im ish tyrk, po njė tyrk i perėndisė, i nderēim 
dhe i mirė: ka tekdo njerės tė mirė. Tė dy miqtė shqipėtarė ishinė tė rinj, 
tė mveshurė bukurė, me kollaro njė pėllėmbė tė lartė dhe me nga njė 
shkop me kokė t'ergjenttė; kishinė mėsuarė nė Stamboll.
Njeri i thosh tjatrit:
- Efendėm, bendenezi tė ta bėj arz., madeja ėshtė kėshtu: nga sebepi
  q'u-bė katl...
Shoku im m' u-qas nė vesh dhe mė tha:
- Kėta zotėrinj kuvendojnė njė tyrqishte tė ndryshme!
- Flasin shqip, i thashė unė.
Miku im thosh tė drejtėnė; tė dy djaloshėt s'kuvendonin shqip; po as 
tyrqisht. 1 thashė njerit:
- Or, i uruarė, pse s'kuvendoni shqip, po trazoni niė ēorbė tė fėlliqurė? 
Ē'janė kėto fjalė tė huaja qė pėrzjeni nė gjuhėt tuaj? S'kini turp tė turpėrohi?
Edhe m'u - kujtua qė janė mjaft shqipėtarė qė e kanė pėr mburrje tė 
pėrzjejnė njė shumicė fjalėsh tė huaja kur kuvendojnė shqip. Myslimanėtė 
qė kanė nxėnė tyrqisht, trazojnė fjalė nga kjo gjuhė; tė krishterėtė qė kanė 
mėsuarė greqisht, trazojnė gjuhėn' e tyre me fjalė tė mara nga gjuh' e 
Athinėsė, edhe thonė: malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto 
etj. (Kėto fjalė shqip pėrkthehenė: si urdhėron, tė lutem, mirėdita, pėr 
Perėndinė, tyngjatjeta, etj.)
Do me tyrqisht qoftė, do me greqisht qoftė, ata qė trazojnė gjuhėnė
shqip me fjalė tė huaja bėjnė njė faj tė math. Bėjnė faj se ėshtė njė gjė fort 
e shėmtuarė tė verė njeriu fjalė tė huaja mė njė gjuhė. Kur e flet vetė 
njeriu s'i ve re; po kur dėgjon njė tjatrė qė kuvendon njė gjuhė tė pėrzjerė 
me fjalė tė huaja. ahere e kupėton se sa shėmtim ka.
Bėjnė faj duke pėrdorurė fjalė tė huaja, harojmė fjalėtė shqip, dhe 
prishim gjuhėnė tonė.Pastaj. fjalėtė qė pėrdorim tė mara nga tyrqishtja 
a nga greqishtja, i marrirn pa ndonjė nevojė, veē ca tė paka si ēorbė, 
hesap, akoma etj. Nė vent qė tė themi efendėm - tė themi zot, zotėni; 
nė vent ai'z, tė themi te t 'a thenr. nė vent inade- tė themi punė: nė
vent sebep-tė themi shkak, ngaje;nė vent katl tė themi vrasje: nė vent
mahqum tė themi u-dėmtua. Sa pėr fjalėn bendeneu. kėtė fjalė tė ndyrė, 
as duhet ta pėrdorim fare.
Bendenezi do tė thotė robijuaj dhe pėrdoretė pėr tė vogėlsuarė vethenė 
dhe pėr tė rriturė tjatrin; gjuha shqip s'ka nevojė pėr kėtė fjalė dhe as me 
ndonjė gjuhė s'thotė njeriu pėr vethen' e tij robijuaj: nė shqip themi: unė, 
dhe atij q'i flasim i themi: zotėri, zotėrote, po kurrė bendeneT.i.
Duke mejtuarė qė ēdo shqipėtar ka detyrė tė pėrpiqet tė flasė dhe tė 
shkruajė drejt dhe pastrė gjuhėn e tij. kuxova tė dėrgoj kėto radhė te 
"Kalendari", qė tė nxėnė mėnt ata qė thonė efharisto.
							Lumo Skėndo
 
1. Nxjerrė nga "Kalendari Kombiar" i vitit 1905.