Mid'hal Frashėri

                        FATKEQĖSI DHE MĖSIM'

Me gėzim po botojmė sot kėtė artikull tė dėrguar pėr gazetėn tonė prej
T.-Lumo Skėndos figa Lausanne, Svicerė, tė shkruar pėr ditėn qė do tė
mbetet e shkrojtur me ngjyra tė zeza nė historinė moderne shqipėtare.

Tri e vjeshtės sė parė: Ja njė datė, e cila do tė kujtohet gjithnjė me hidhėrim
dhe trishtim nė historinė tonė. Popujt e botės kanė data tė lumtura, nė tė cilat
gėzohen dhe bėjnė lutje. Ne kemi edhe njė datė tė zezė, fatkeqe. Dua vetėm
qė tė mos ta harrojmė kėtė ditė, ta kujtojmė, tė na vijė keq dhe turp. Pse
iku Mbreti nga Durrėsi me 3 tė Vjeshtės sė Parė 1914? Ē'janė shkaket?
Kėto shkakejanė dy farėsh: - 1. tėjashtme. 2 - tė brendshme.
Tė jashtmet janė ato qė nuk varren prej nesh, nga tė cilėt s'jemi tė
pėrgjegjshėm, faji i tė cilėvet bije mbi tė tjerėt. Kėta tė tjerėjanė Fuqit e
Mėdha dhe shtetet e vegjėl fqinjė. Disa nga shtetet e mėdhenj u ēpallėn qė
nė krye kundėrshtarė nė themelimin e Shtetit Shqiptar dhe mė vonė muamė
pjesė dhe tė tjerė. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjenė shesh tė lirė: nė veri
dhe veri-lindje sllavėt na ngushtuan kufitė...

Nė Jug, greku na ēpik ēėshtjen e Epirit dhe ushtarėt e oficerėt e mbretit
Konstandin tė Greqisė, na shkretojnė sanxhaket e Korēės dhe Gjirokastrės:
fshatrat digjen, arrat shkretohen, njerėzit korren.
Punėt e Epirit mprohen drejt pėr drejt prej disa nga shtetet e mėdhenj.
Kėto dobėsojnė qeverinė dhe demoralizojnė njerėzinė.
. Tani fillojnė shkaket e brendshme, nė tė cilatjemi ne fajtorė, drejt pėr
drejt. Pse u bė trazimi i Shqipėrisė sė sipėrme (Gollobordė, Ēermenikė,
etj) e Shqipėrisė sė Jugės (Korēė) dhe e Shqipėrisė sė Mesme (Tiranė,
Shijak, Kavajė)?

Kėto fenomene kanė kaqė faktorė tė shumtė, janė aqė shumė tė
komplikatura, sa vetėm me ca shėnime tė pakėta, munt qė t'u pėrgjigjemi,
nė daēim njė shpiegim dhe analizė tė plotė, do tė duhet njė volum i math
dhe i tėrė:

1. Se duke qenė nė fillim tė jetės politike dhe kuptimi ynė mbi
patriotizmėn ėshtė pa dyshim me tė meta dhe e pafuqishme.

2. Nga zilia dhe egoizma qė janė dy sėniundje tė mėdha dhe fort tė
dėmshme e tė rrezikshme tė racės sonė, dy sėmundje qė burojnė nga qė
nuk kemi jetė politike. nga qė akoma ne s'kemi filluar tė gjykojmė dhe tė
kuptojmė bukur idetė politike dhe patriotike, qė nuk kemi njė gjykim tė
shėndoshė dhe tė vėrtetė pėr interesat tona. interesa lėndore ose morale.
Kjo zili dhe ky egoizėm na shtyjnė tė themi "pse tė jetė ay e tė mos jem
unė", kėto sėmundje na bėjnė shumė herė tė themi: po tė jetė aksekush i
math mirė, mė mirė tė mos ketė fare Shqipėri".

3. Mosbesim nė vehtejajonė dhe tė marrit me lehtėsi dhe pa shpresė tė
punės sė mėmėdheut. Shumė kujtuamė se njė Shqipėri s'munt qė tėjetojė,
s'munt qė tė ketė ditė tė gjata. Ky dyshim (pemė e mungimit tė njė arėsimi
patriotik dhe qytetar) bėri Shqipėtarėt qė tė mos heqin dorė nga shpresa e
BABĖS (Gollobordė, Ēermenikė. Shijak. Kavajė) ose e Grekut (Korēė etj).

4. Nuk i u dha Shqipėrisė gjithė rėndėsia qė duhesh: patriotėt e vėrtetė
kujatuanė, nė entusiazmin e tyre, se puna u mbarua, se ēdo rezik u praps.
Haruanė se ēdo fillim ka vėshtirėsit' e tij, haruanė se ēdo foshnjė qė lindet
do qindėra kujdese. Tymi i besimit dhe i gazit u zgjua nė hidhėrime tė
rrezikut. Nga kėto tre-katrė radhė shkaket muarrė fuqi tė madhe armiqt e
jashtė, gjenė dhe kurajo e ushqim armiqt e brendshme. Esadi me shokė.

5. Nuk' u bė therori pėr mprojtjen e mėmėdheut. Nuk e di akoma
populli se rrojtja e tij varetė prej rrojtjes sė qeverisė dhe tė mbretėrisė,
haron se me tė humburė independencėn humbet dhejetėn e trupit: Vlonjatėt
qė shkuan kundra Lushnjės, u kthyen nga mes i udhės, Korēarėt qė
shkuan nė Elbasan ikėn, pas katrė dite: Matjanėt erdhėn gjer nė qafė tė
Krujės dhe u kthyen prapė: Mirditasit s'shkuan mė tej Ishmit. Kurajo,
shpirt dhe energji rrėfeu vetėm Korēa kundėr grekėvet dhe Kolonja kundrė
rebelėve nė Starovė.

Kėtajanė disa prej shkakėvet, ose mė tė mėdhenjt' e tyre.
Po ē'fryt del prej kėtyre qė thamė? Duhet qė tė pesim ēdo shpresė, tė
biem nė fund tė dėshpėrimit e tė fatalizmit tė mortshme?

Jo! Duhet qė tė nxjerrim mėsime dhe tė ēelim sytė, tė njohim punėn tė
shohim sėmundjen dhe pastaj ta shėrojmė. Kur tė bije armiku me grusht
dhe tė nxjerr njė sy, duhet qė ta hapėsh mirė dhe mė tepėr syrin tjatrė.

Lausanne, 24 gusht 1915                                             Lumo Skėndo

1. Botuar nė gazetėn "Dielli", 16 shtator 1915