CILI KA QENE ESATI'
Esati. i biri i Ali be Toptanit. lindi nė Tiranė rreth vitit 1860. Vėllai i 
tij. Gani beu, ishte katėr vjet mė i madh. Qė nė fėmijėri, ai dallohej pėr 
karakterin e tij tė keq dhe gjaknxehtė; vėllai i tij i madh ishte jo mė pak i 
tillė dhe babai i tyre ishte viktima e parė e karakterit tė tyre tė keq. Njė 
ditė ata e mbuluan me njė rrogoz tė lagur me naftė dhe e kėrcėnuan se do 
ta digjnin. Nė fakt Ali beu nuk ishte nė rregull mendėrisht.

Kur u rrit, Gani beu sillej nė Tiranė si njė cub i vėrtetė, duke ngjallur 
terror ndėrmjet miqve dhe armiqve tė tij. Nė njė ēast tė caktuar, ai u 
detyrua tė arratisej nė Greqi pėr t'i shpėtuar ndjekjes sė qeverisė osmane:
ky ishte fillimi i karrierės sė tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo 
arratisje, sė cilės i kushtonte njė rėndėsi politike, e tėrhoqi atė nė 
Konstantinopojė dhe e futi nė batalionin e truprojės sė tij.
Nė Konstantinopojė, Gani beu u tregua shumė pak skrupuloz dhe bėnte 
njėjetė tė shthurur; njė rivalitet lindi ndėrmjet tij dhe Xhavit Beut,
djali i vezirit tė madh tė asaj periudhe, Halil Pufat Pashės dhe Gani
beu gjeti vdekjen njė mbrėmje nė Pera, nga dora e njė personi tė quajtur
Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i pėrmendur mė lart.
Kjo vrasje mbeti e padėnuar, gjė qė bėn tė mendohet se Abdyl Hamit 
Beu ishte lodhur nga i pėrkėdheluri i tij.Esati ishte rritur nė Tiranė
dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit tė tij, gjė qė i jepte mundėsi 
tė ēlirohej nga rivalėt (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinė me mjete
kurdoherė tė paligjshme.
Pasi gjeti mjetin pėr t'u vėnė me dėshirė nė shėrbim tė Hafiz Pashės, 
guvernator i Durrėsit (i cili nuk duhet ngatėrruar me homonimin e tij, 
vrasėsin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit tė Tiranės, post qė 
i lejonte ta tepronte nė veprime pa u dėnuar. Rreth vitit 1895, ai u 
emėrua nga Sulltani komandant i xhandarmėrisė sė Janinės; ky post i 
kushtoi atij 1500 lira turke tė cilat iu paguan mareshalit Dervish Pasha.
Atė qė nė Tiranė e kishte bėrė nė mnėnyrė tė paligjshme, filloi ta bėnte 
hapur dhe nė mėnyrė zyrtare nė Janinė. Dervish Pasha ishte nė atė kohė i
plotfuqishėm nė Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund 
t'i lejonte vetes, pa u ndėshkuar, gjithēka, megjithėse ky post ishte sa 
fitimprurės aq edhe i rrezikshėm.
Ai pėruroi nė Janinė epokėn e pėrdorimit tė bandave tė cubave. qė 
zėvendėsuan 30 xhandarė me kuaj, tė cilėt i futi pėrsėri nė punė, pasi mori 
prej secilit 25 lira turke. Gjatė Luftės Greko-Turke tė vitit 1897, ai i 
grabiti tė gjithė bagėtitė, tė imėta e tė trasha, qė gjeti dhe pasi mbėrriti nė 
Janinė si guvernator i pėrgjithshėm i Osman Pashės, i dha njė hov mė tė 
madh punėve tė veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe 
prej 20 frangash, duke rrėmbyer paratė e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt i 
kėrcėnonte me syrgjynosje, duke futur hundėt nė ēėshtjet administrative e 
tė drejtėsisė dhe duke nxjerrė pėrfitim nga gjithēka. Eshtė e pamundur tė 
bėhet njė listė pėr tė kėqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij.
Pėr kėtė, ndėr tė tjera. mund tė pėrmendim: ai arriti tė grabiste 
manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Pėrmetit); i grabiti 900 lira turke 
Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesė sė Kostanit; 640 lira baba Abedinit, 
dervishit tė Teqesė sė Frashėrit; 1200 lira vėllezėrve Xhelal dhe Mehmet 
bej Kėlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.
Pas vrasjes sė vėllait tė tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, 
dėrgoi nė Konstantinopojė shėrbėtorin e tij tė quajtur Haxhi Mustafa, 
lindur nė Krujė, i cili vrau Xhavit Beun, nė mes tė Urės sė Gallatės.
Vrasėsi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumė 
butėsi; ai, nė burg, ishte njė shef i vogėl e pak kohė mė vonė u lirua dhe 
u caktua rojė nė Ministrinė e Drejtėsisė. Nga kjo merret me mend se 
Hamit Beu ishte i kėnaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i 
njohur nga tė gjithė si autori i vėrtetė i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak.
Por, pak nga pak, marrėdhėniet e tij me qeverinė e pėrgjithshme tė 
Janinės, Tatar Osman Pasha, u tendosėn dhe pėr shkak tė njė skandali qė 
ndodhi ndėrmjet tė dyve. Esati u transfema nė Shkodėr, gjithnjė me detyrėn 
e shefit tė xhandarmėrisė. Ky ishte njė rast pėr tiranin qė t'u diktohej 
bashkėpatriotėve tė tij, mbasi ai banonte nė Tiranė, nė vend qė tė banonte 
nė qytetin e Shkodrės, nė kryeqendėr. Gjithashtu forca qė kishte, i dhanė 
atij mundėsi tė bėnte kėrdinė kundėr atyre qė nuk i pėlqenin, atyre qė 
mund tė luftonin kundėr fuqisė sė tij, ose qė me anė tė pasurisė tė tyre 
mund ta shqetėsonin. Pikėrisht nė kėtė periudhė nis me tė vėrtetė fuqia e 
tij nė Tiranė e Durrės,sepse, duke persekutuar njerėzit e ndershėm, nė tė 
njėjtėn kohė ai mbronte njerėzit e liq dhe u kėrkonte ndarjen e pėrfitimeve 
tė paligjshme qė mund tė arrinin kėta tė fundit; kjo ishte mėnyra e tij pėr
tė garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bėrė nė Janinė.
Ndryshimi i regjimit turk, nė vitin 1908, e gjeti Esatin nė postin e tij 
nė Shkodėr dhe me famėn e njė njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit 
dhe ndaj mėnyrės sė tij tė administrimit, pra ai nuk mund tė kishte 
marrėdhėnie tė mira me personat e regjimit tė ri dhe duhej nė mėnyrė 
fatale tė shinangej.
Por heroit tonė nuk i mungonte aspak shkathtėsia: ai shkoi shpejt nė 
Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se 
thonturqit e kishin dėnuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e 
pėrulura dhe premtimet e rrema i dhanė atij mundėsi tė hynte nė shėrbim 
tė shefave unionistė, tė cilėt e pėrkrahėn dhe e ndihmuan tė merrte mandatin 
e deputetit tė Sanxhakut tė Gjirokastrės pėr Parlamentin Osman. Esati, i 
cili dikur ia detyronte madhėshtinė e tij Abdul Hamitit, kėtė herė duhej tė 
mbėshtetej te armiqtė e Sulltanit.
Pra ai e kishte vendin nė Dhomėn Osmane, duke mos marrė asnjėherė 
pjesė nė tė, duke mos dashur tė luajė asnjė rol si deputet shqiptar dhe qė 
shqetėsohej tepėr pak pėr mbrojtjen e interesave tė kombit tė tij; ai mbajti 
mė tepėr njė qendrim servil me padronėt e kohės, deri nė atė pikė sa u. 
caktua nga kėta tė fundit si anėtar i delegacionit qė do t'i njoftonte Abdyl 
Hamitit rrėnimin e pushtetit tė tij.
Esati njihej atėherė si njė nga shefat unionistė dhe kėto marrėdhėnie tė 
mira vazhduan pėr sa kohė qė kėta tė fundit kishin pushtetin; dhe kur 
xhonturqit filluan tė dobėsohen, kur partia kundėrshtare, e quajtur liberale, 
dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjėherė kampin, duke u 
shprehur armik i Talatėve, i Xhavitėve dhe i Xhahidėve. Pikėrisht nė kėtė 
ēast nacionalistėt e rinj shqiptarė hynė nė lidhje me tė nė Konstantinopojė:
ai premtoi ndihmėn e tij pėr lėvizjen antiturke qė zhvillohej nė Shqipėri 
(fillim i vitit 1912). Megjithatė. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe 
oportunist, nacionalistėt u treguan tė kujdesshėm dhe nuk u bazuan plotėsisht 
nė fjalėn e tij.
Kur shqiptarėt, tė cilėt dolėn fitimtarė nė Shkup, arritėn ta detyronin 
Dhomėn tė shpėrbėhej dhe pėrgatitėn formimin e qeverisė liberale tė Myftar 
Pashės. Esati u emėrua komandant i rezervistėve nė Shkodėr dhe me kėtė 
detyrė ai mori pjesė nė luftėn kundėr serbo-malazesve, qė rrethuan qytetin 
eShkodrės (1912-1913).
Komandant i forcave tė Shkodrės ishte koloneli Hasan Riza Bej (mė 
parė quhej Hasan Riza Pasha). 1 konsideruar inteligjent e i paanshėm, dhe 
duke e kuptuar se shqiptarėt (tė mėrzitur nga regjimi turk) do t'i ndihmonin
malazezėt, ai hartoi projektin pėr tė ngritur flamurin shqiptar nė Kėshtjellėn 
e Shkodrės, me qėllim qė tė gruponte shqiptarėt dhe t'i bėnte ata tė 
marshonin kundėr agresorit sllav ose tė paktėn pėr tė siguruar asnjanėsinė 
e tyre. Nė fakt, pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė Vlorė (28 Nėntor 1912) 
dhe ishte fjala tė bindeshin malėsorėt (malėsorė tė rrethinave tė Shkodrės) 
se ēėshtja e kėtij qyteti ishte ēėshtje e tyre.
Nė ēastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte kėtė projekt dhe se ishte gati 
tė merrej vesh me malėsorėt, ai u vra nė mbrėmje pėrpara shtėpisė sė Esat 
Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenė pėr darkė. Vrasėsi ishte Osman 
Bali, shėrbėtor dhe njeri besnik i Esatit.
Pėr tė shpjeguar kėtė krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte njė 
kundėrshtar i komitetit "Bashkim e pėrparim" dhe se ai donte tė vinte 
kandidaturėn e tij nė Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetėr, shefi i 
shtatmadhorisė sė tij, nėnkoloneli Kiameran ishte, sė bashku me disa oficerė 
tė tjerė, njė fanatik unionist; Esati donte tė shpėtonte nga Hasan Rizai, pėr 
ta zėvendėsuar vetė atė dhe Kiemerani ishte i kėnaqur tė hiqte qafe njė 
armik tė partisė sė tij; Esati dhe Kiamerani u morrėn vesh deri nė fund, 
domethėnė deri nė kapitullimin e qytetit, gjė qė ndodhi nė vitin 1913.
Thuhej se Shkodrės i mungonin ushqimet por, nga ana tjetėr, tė rrethuarit 
ishin paralajmėruar se serbėt qė mbanin tė rrethuar qytetin, nė bashkėpunim 
me malazestė, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin pėrballė forcash tė 
reduktuara dhe, pėr mė tepėr, mbretit Nikita i ishte dorėzuar ultimatumi i 
Fuqive tė Mėdha pėr ta hequr ai vetė rrethimin. Esati, pra, kishte shumė 
mundėsi ta zgjaste rezistencėn edhe pėr disa ditė, por ai parapėlqeu tė 
kapitullojė duke u mjaftuar tė shpėtojė nderin e tij ushtarak.
Por qysh nga ajo periudhė ka pasur zėra se gėzimi i Esatit kishte shkaqe 
tė tjera nga ato tė "Ndereve" ushtarake dhe se njė shumė prej 600 000 
frangash iu dha nga malazezėt. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e 
ndihmuan nė ambicjet e tij personale; po ditėn e kapitullimit tė qytetit, 
malazestė pėrhapėn zėra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipėrisė. 
Megjithatė Esat bej Toptani u mjaftua. nė fillim, tė tėrhiqet nė Tiranė, me 
ushtarė dhe topa qė i solli nga Shkodra.
Ai kėnaqej me pėrfitimet dhe intrigat qė thurte, duke pėrkėdhelur 
pasionet e ulėta, fanatizmin fetar tė klasės reaksionare dhe duke mos u 
sprapsur pėrpara asnjė premtimi, pėrballė asnjė mjeti terrorizimi.
Por, pak nga pak, u pėrvijua qėndrimi i tij: ishte e qartė se ai ishte 
nxitur nga sllavėt dhe grekėt, duke u premtuar tė parėve Shkodrėn dhe tė 
dytėve, Shqipėrinė e Jugut. Ai nuk gjente nė vend shumė pėrkrahės, por
pėrdorte forcėn qė i siguronin shqiptarėt e Dibrės dhe tė Ohrit, rajone qė 
ishin aneksuar sė fundi nga serbėt dhe tė cilėve u prerntonte ēlirimin e 
vendit tė tyre. premtim mashtrues qė merrte njė ngjyrė tė vėrtetė nga 
diskutimet e serbėve. tė cilat linin tė shpresohej pėr evakuimin e Dibrės 
dhe Ohrit nė rastin kur Shqipėria do tė njihte Esat Pashėn. Pėr mė tepėr, 
duhet nėnvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndėrmjet Dibrės dhe Ohrit u 
shkatėrruan nga serbėt - tetor 1913- Esati gjeti njė pretekst mė shumė pėr 
arratisjet e tij nė Tiranė dhe nė rrethinat e saj.
Duke e ndjerė veten tė fortė nga kjo mbėshtetje, Esati e shpalli veten tė 
pavarur nga qeveria provizore e Vlorės. Rusia pa dyshim mbėshteste Esatin 
dhe Italia nuk vonoi ta tėrhiqte atė nė sferėn e saj me shpresėn pėr t'ia 
kundėrvėnė Austrisė dhe pėr tė kundėrshtuar ndikimin e kėsaj rivaleje.
Nė fillim tė muajit mars 1914, princi Vid mbėrriti nė Durrės: njė 
delegacion kishte shkuar nė Nenvid pėr t'i ofruar kurorėn e Shqipėrisė, 
delegacion nė krye tė tė cilit ndodhet Esati: ky gjest i tiranit tė vogėl nuk 
mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnjė iluzion pėr tė; dihej se ai 
vazhdonte tė mbante interesin tė gjallė me rifillime gjyqesh, me fanatikė 
hajdutė dhe keqbėrės dhe ishte e qartė se ai do tė pėrfitonte nga rasti i parė 
pėr t'u deklaruar edhe njė herė.
Ai u deklarua herėn e parė, kur shpėrtheu ēėshtja e Perandorisė; dihet 
se, mbasi Greqia nuk donte t'u bindej vendimeve tė Konferencės sė Londrės 
dhe tė evakuonte Shqipėrinė e Jugut (Korēa dhe Gjirokastra), ajo pėrdori 
njė komedi kriminale, tė quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipėrisė 
300 fshatra tė djegur e tė bėrė shkrumb e hi nga grekėt. Jugu kėrkonte 
pėrforcime me armė e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizėm; synimi 
i ndjekur ishte evident: bėhej fjalė pėr tė mbrojtur grekėt, pėr tė dobėsuar 
Shqipėrinė, pėr ta reduktuar atė (sidomos krahinatjugore, tė cilat e kishin 
njohur atė si shef xhandarmėrie dhe ishin shumė kundėrshtarė me tė) dhe 
pėr tė arritur t'i imponohej Shqipėrisė sė vogėl qendrore.
Por, pak kohė mė pas, tradhtia e Esatit mori njė karakter edhe mė tė 
rėndė kur u njoh bashkėfajėsia e tij nė trazirat qė ndodhėn nė rrethinat e 
Durrėsit. Atėherė ai u arrestua dhe do tė gjykohej e do tė dėnohej po tė 
mos ishte ndėrhyrja e Italisė, qė e mori nė mbrojtje duke ua shkėputur nga 
duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministėr fuqiplotė i Italisė, urdhėroi qė 
ai tė merrej me njė anije italiane; para se tė largohej nga Shqipėria, Esati 
u angazhua, duke u betuar me shkrim, qė tė mos shkelte mė nė Shqipėri.
Por, pas largimit tė princ Vidit nga Shqipėria, ky betim u harrua nga 
Esati; ai shkoi nga Roma nė Greqi e nė Serbi dhe, me njė forcė tė rekrutuar
nė territorin serb, u paraqit nė Durrės. Veprimi i tij i parė ishte tė shkonte 
nė pallatin e princit, tė ndėrpriste lidhjet e vendosura nga komisioni 
ndėrkombėtar dhe tė bėnte kėrdinė me objektet e ēmuara qė ndodheshin 
atje, objekte tė cilat nė pjesėn mė tė madhe ndodhen edhe sot nė Gjenevė, 
nė shtėpinė qė Esati kishte marrė atje me qira.
Esati qėndronte me shumė vėshtirėsi nė Durrės ku u rrethua nga 
popullsia, qė do ta detyronte tė largohej nga qyteti dhe Shqipėria. po tė 
mos ishin serbėt qė shkuan nė ndihmė tė tij, tė cilėt e zhblokuan, i dhanė 
trupat dhe annėt e nevojshme pėr t'iu imponuar shqiptarėve. Tirani pėrfitoi 
nga kjo fuqi pėr t'u hakmarrė me armiqtė e tij - tridhjetė veta u ekzekutuan 
dhe shumė u vranė: ndėrmjet tyre pėrmendim Koxhatin, prefekt i Durrėsit, 
i cili ishte ftuar nga Esati nė shtėpinė e tij. Pastaj mori urdhėr
tė shkonte nė Dibėr; por, sipas udhėzimeve tė dhėna nga tirani, u ndalua 
jashtė qytetit tė Durrėsit, u dėrgua nė pronat e Esatit dhe atje e vranė duke 
i rėnė me hunj, pasi e kishin futur nė njė thes!
Nuk duam tė diskutojmė kėtu pėr ēėshtjen e ndihmės qė Esat Pasha u 
kishte dhėnė serbėve gjatė tėrheqjes sė tyre dhe nėse kjo ndihmė ėshtė 
vepėr ekskluzive qė i interesonte tiranit ose mė tepėr njė aksion pa interes 
i vetė shqiptarėve. Esati nė kujtimet e tij, tė cilat gazeta "Koha" i botoi dy 
ditė pas vdekjes sė tij, kėrkon ta ketė vetė gjithė meritėn dhe pėr kėtė ai 
nuk ngurroi aspak tė blasfemojė kombin e tij. Ky ishte karakteri i vėrtetė 
i Esatit, pėr tė cilin asgjė nuk ekzistonte dhe nuk duhet tė ekzistonte jashtė 
personit tė tij.
Eshtė fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atė tė serbėve, aleatė dhe 
bamirės tė tij, dhe si i tillė, ai u detyrua tė largohet nga Shqipėria e tė 
kėrkojė strehim nė Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar 
i Qeverisė Shqiptare, titull qė e kishte marrė gjatė diktaturės tė shkurtėr 
dhe tė pėrkohshme qė ai ushtronte nė Durrės. Nė Selanik, Esati u trajtua 
mirė nga grekėt dhe francezėt, por sidomos u mbrojt nga serbėt, qė i 
dhanė njė pension mujor prej 200 000 frangash pėr shpenzimet e tė 
ashtuquajturės qeveri tė tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerėz qė merrnin 
tituj ministrash si dhe "taborin" i tij tė famshėm.
Nuk ka asnjė arsye tė fllitet keq pėr shqiptarėt qė pėrbėnin taborin e tij 
dhe qė, nė fund tė fundit, ishin njerėz tė guximshėm, tė sinqertė dhe tė 
ndershėm; por nuk mund tė thuhet e njejta gjė pėr shefin e tyre, i cili 
mendonte vetėm pėr veten e tij, ndėrsa ushtarėt e tij mendonin mė shumė 
pėr atdheun e tyre. Kėta njerėz nuk vepronin aspak nga vlerėsimi dhe 
konsiderata qė kishin pėr Toptanin; nė tė kundėrtėn, prania e Esatit nė
Selanik me tė drejtė mund tė konsiderohet si njė incident fatkeq dhe nuk
u krijonte aspak besim shqiptarėve: dėshmitarė janė shqiptarėt e Korēės, 
tė cilėt kanė bashkėpunuar me besnikėri me trupat franceze. por qė kanė 
kėrkuar me kėmbėngulje qė Esati tė mos shkelte mė nė Shqipėri. Kėshtu. 
edhe banorėt e Gjirokastrės kanė luftuar krahas trupave italiane pėr t'i 
shėrbyer nė kėtė mėnyrė ēėshtjes sė Aleatėve dhe asaj tė pavaresisė sė 
atdheut tė tyre.
Gjatė qendrimit tė tij nė Selanik, qėndrim shumė skandaloz, shtėpia e 
tij, sikurse thuhej - ishte njė vatėr e vėrtetė ērregulli, njė shtėpi loje dhe 
korrupsioni. Tė rinj tė Selanikut, me qėllim qė t'i shpėtonin sherbimit 
ushtarak, merrnin nga pashai certifikata tė kombėsisė shqiptare dhe 
ushqime... etj; qė intendenca ia dorėzonte pashait pėr trupat e taborit tė 
tij, tė cilėt i dėrgonin te tė preferuarit dhe tė preferuarat, ose te shitėsit me 
pakicė. Pėr mė tepėr, ndodhi njė skandal, ai i pagimit tė taborit, i cili nga 
pashai kėrkohej nė flori, por qė ushtarėve iu dorėzua nė kartėmonedha. 
Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, qė Republika kishte caktuar pranė Esatit, 
duhet tė dinė diēka lidhur me kėtė temė.
Kanė dashur ta trajtojnė Esatin si aleat besnik tė Francės, nuk kihej 
parasysh se heroi ynė nuk e ka pranuar kurrė bindjen. Ai ishte njė egoist, 
qe zotėronte nė njė shkallė tė lartė "egoizmin e mallkuar". Para sė gjithash, 
sidomos kur bėhet fjalė pėr personin e tij, ajo qė injorohet ėshtė fakti se, 
kur pėrfundimi i betejės sė madhe i u duk i dyshimtė, ai u pėrpoq tė 
afrohej me perandoritė qendrore dhe filloi tė hynte nė lidhje me legatėn 
osmane nė Bernė.
Kjo nuk ėshtė asgjė e jashtėzakonshme pėr njė njeri tė kallėpit tė t)j, 
pėr faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarėt, ai 
tradhtoi mė nė fund italianėt dhe bėhet armiku i tyre pėr tė kaluar nė 
kampin e serbėve.
Por shansi filloi tė lodhet. Ishte fillimisht Anglia, qė duke iu pėrgjigjur 
njė thirrjeje tė Dhomės sė Komunave deklaroi se nuk njihte asnjė funksion 
zyrtar tė Esatit (1918); pastaj, rreth fundit tė vitit, Franca ndėrpreu ēdo 
lidhje me tė dhe u thirr Krajevski.
Nė fillim tė vitit 1919, Esati erdhi nė Paris; ai nuk kishte asnjė funksion 
zyrtar, mbasi ndėrkohė njė qeveri ishte formuar nė Shqipėri dhe njė 
delegacion ishte dėrguar nė Paris, gjė qė nuk e pengonte pashanė tonė t'i 
jepte vetes tituj si kryetar i qeverisė shqiptare dhe kryetar i delegacionit.'
Jeta e tij nė Paris mund tė njihej lehtė: e dashura e tij i kushtonte mė se
2 000 000 franga; me qejfe, automobil etj.; pa llogaritur shpėrdorimet e 
ujit nėpėr qytete.
Po, pėrse e pėrdor ai kėtė kohė dhe titullin e kryetarit tė qeverisė 
shqiptare e tė delegacionit shqiptar, qė ia cakton vetes? A e ngriti ai 
ndonjėherė zėrin kur vendi i tij kėrcėnohej tė pėrēahej? Jo. ai argėtohet, 
intrigon kundėr vendit tė tij, duke menduar vetėm pėr veten.
Fillimisht nė muajin maj. katėr shqiptarė. Inizot Koleci. peshkop katolik, 
Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan nė Paris pėr 
tė biseduar me Esatin dhe u pėrpoqėn tė depėrtonin edhe njė herė nė 
mendimet e tij. Dy shqiptarėt e fundit, nga katėr qė ishin, qendruan nė 
hotelin "Kontinental" ku qendronte vetė Esati dhe qė tė katėrt patėn shumė 
takime me kėtė tė fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se:
1- Serbia ijepte njė pension mujor pėr shkak tė simpatisė sė kjo qeveri 
kishte pėr tė, por se kėto shuma nuk ishin aspak njė borxh i Shqipėrisė.
2- Nuk kishte asnjė konventė ndėrmjet vetė Esatit dhe Malit tė Zi.
3- Nė tė kundėrtėn, ai u kishte premtuar serbėve njė korrigjimtė kufirit 
nė favor tė tyre dhe tė bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bė kaq naiv 
sa e dorėzoi vetė tekstin e marrėveshjes sė tij me Jugosllavinė, ashtu 
sikurse ėshtė paraqitur nga njė memorandum i kėsaj mbretėrie nė 
Konferencėn e Paqes.
4. Hasan Rizai nė fakt ishte vrarė nga Osman Bali, por ai pretendonte 
se kjo nuk ishte bėrė aspak me urdhėr tė tij.
Nga ana tjetėr. kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej tė 
hakmerrej me tė gjithė armiqtė e tij politikė, nė se do tė arrinte ndonjėherė 
tė shkelte nė Shqipėri.
Por ai e dinte mirė se nuk mund tė shkonte nė Shqipėri sepse do tė 
ndalohej. do tė gjykohej dhe do tė varej. Italia u akuzua pa tė drejtė se e 
kish bėrė tė pamundur kthimin e tij nė Shqipėri. Gjė qė njihet pak ėshtė 
fakti se Esati kishte pasur gjatė katėr muajve tė fundit takime tė fshehta 
me agjentėt italianė Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati tė ndėrronte 
kamp. ta linte Serbinė pėr Italinė dhe nė kėtė nuk ka asgjė tėjashtzakonshme, 
aq mė tepėr mbasi urrejtja pėr qeverinė shqiptare tė Tiranės, urrejtje qė 
italianėt dhe Esati e kishin nė tė njejtėn masė, e bėnin bashkėpunimin e 
tyre krejt tė natyrshėm.
P.S. - Disa hollėsi pėr karakterin e tij:
Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra tė familjes Toptani, 
kushėrira tė tyre: Esati u martua pėrsėri me njė turke, pasi kishte harxhuar
pasurinė e gruas sė tij tė parė dhe duke mos u shqetėsuar aspak pėr tė dy 
vajzat e tij.
Njė ditė, ai takoi pėrpara shtėpisė sė tij nė Tiranė njė vajzė tė sjellshme 
tė cilėn e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza tėnde - iu pėrgjigj fėmija i 
pafajshėm.Me dokumente false, ai siguroi pronėsinė mbi pasuritė e kushėririt tė 
tij, Selim Pasha.
Nė Janinė, ai syrgjynoste njerėz tė rėndėsishėm pėr t'i detyruar tė 
paguanin haraē; kėshtu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumė 
tė tjerė.Pasi urdhėroi vrasjen e Hasan Riza Beut nė Shkodėr, ai i dėrgoi fjalė 
Alush Lohias se ishte gati t'i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo qė 
do ta denonconte vrasėsin.
Pėr vrasjen tragjike tė Nexhat Efendiut, ai nxorri njė qarkore ku 
thuhej se Nexhati ishte arratisur me njė shumė tė madhe qė ai e kėrkonte 
dhe i premtoi njė shpėrblim atij qė do ta zbulonte.
Lumo Skėndo
Pėrktheu nga frėngjishtja: Shkėndia Dhame
1. "Chi e quė Esat?" Paris 1920