7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 305

Nė ditėt e para tė prillit 1939 nė
Shqipni qarkulluen pėrshpėritje
shqetėsuese. Njerės qi ktheheshin prej
Italije kallzuen se kishin pa ose ndigjue
mbi pėrqėndrim ushtėrije nė Bari dhe nė
Brindisi, me qėllim qi me invadue
Shqipnin. Planet agresive t'Italis duelen
sheshit deri nė at shkallė sa me alarmue
qeverit e Europės. Por Mussolini me
hipokrizin dhe paturpėsin karakteristike tė
fashizmit nuk ngurroi me i dhanė mbretit
t'Italis nji deklaratė zyrtare, tė cilėn ai e
lexoi solemnisht nga tribuna e Senatit nė
Romė. Nė deklaratėn thuhej se
marrėdhaniet miqėsore me Shqipnin do tė
vazhdonin dhe Italija do t'i ndihmonte
shtetit mik me u rimėkambė ekonomisht.
Ciano vet i forcoi kto sigurime tue i thanė
ambasadorit tė Britanis sė Madhe nė
Romė, i cili kishte shkue me i lypė
skjarime, se lajmet e pėrhapuna mbi
pregatitjet pėr invazionin e Shqipnis ishin
tė pathemelta. Pėrkundrazi, Italija kishte
qėllimin e premė me respektue situatėn e
krijueme nė Mesdhe mbas luftės se parė
botnore, tue kėqyre Adriatikun si nji pjesė
po tė asaj zone.
Nė Shqipni kurrkush nuk iu besoi
kėtyne deklaratave dhe nji valė indinjatė
shpėrtheu anembanė vėndit kundėr
qėllimeve tė errėta t'atyne qi paraqiteshin
si miq dhe dashamirės. U dha kushtrimi
«Atdheu nė rrezik» dhe tė gjith Shqiptarėt,
me pak pėrjashtime, u treguen gati me
rrėmbye pushkėn pėr me e mbrojtė. Ēdo ggja
tjetėr u harrue; cmiret, nakaret, padrejtėsit,
pėsimet e kaq vjetve u pėrlanė nga dishiri i
flaktė mos me lanė Shqipnin tė bjeri pėrsėri
ndėn zggjedhėn e huej. Nė ankthin e ditve
tė para tė prillit u farkue bashkimi i shenjtė
dhe spontan i kombit shqiptar pėr tė
mbrojte lirin e tij. Nė Tiranė dhe nė qytetet
e tjerė u banė demonstrata pėr tė protestue
kundėr agresionit fashist qi po avitej dhe
pėr tė lypė armatosjen e popullit. Mjerisht,
ata qi e kishin sundue popullin pėr kaq
vjet kishin frikė me pa me mija njerės tue
marshue nėpėr rrugė, megjithqi zemrimi i
turmės ishte drejtue kundėr anmikut tė
jashtėm. Prandaj maqina e reggjimit policor
u vue menjiherė nė veprinn dhe disa vet u
arrestuen nė Tiranė si «shkaktarė tė
trazimeve». Kjo ishte nji akuzė e randė
dhe e padrejtė, mbasi demonstruesit kishin
mbajtė nji disiplinė shėmbullorė pėr mos
me i dhanė shkak Italis tė ndėrhynte.
Sikur tė kishte vazhdue kjo gjendje, ishte
rrezik qi tė shpėrthente nji konflikt i hapėt
nė mes tė popullit dhe tė qeveris. Situatėn
e shpėtoi providencialisht lindja e princit
trashėgimtar. Efekti i mahnitėshėm i kėsaj
nggjarjes gazmore ishte shembja e gardhit qi
ndante popullin nga krenėt e shtetit.
Menjiherė demonstratat u legalizuen,
mbasi populli fitoi tė drejtėn me ēfaqė
gėzimin qi dinastija Zog u pėrjetėsue.
Nė agimin e ditės sė 5 prillit 1939
populli i Tiranės u zgjue prej ggjumit nga
oshėtima e topave qi kasnecuen lindjen e
princit trashėgimtar. Nė fillim njerzija u
tmerruen tue kujtue se kishte fillue
invazioni. Kur u muer vesht shkaku i
vėrtetė, turmat u derdhėn nėpėr rrugėt e
kryeqytetit dhe u mblodhėn pėrpara
sheshit tė Bashkis. Zyrtarėt e naltė kishin
dalė nė ballkonin e ndėrtesės dhe u
mbajtėn fjalime pėr tė shėnue randėsin e
asaj dite. Tue dijtė se Mussolini ishte gati
me i ba vorrin Shqipnis, kishte njifarė
ironije me ndigjue oratorėt zyrtar qi
shpallnin se «dinastija Zog ishte
pėrjetėsue». Pėr me e ba tė mundun qi kjo
dinasti tė mbretnonte brez mbas brezi
duhej me i rezistue deri nė pikėn e fundit tė
gjakut agresionit tė jashtem. Fare logjikisht
demonstrata pėr lindjen e Princit

                                                                                                                 Faqja ne vazhdim