Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

madhėshtore. Mbasi pushoi disa dit,
Skėnderbeu u nis pėr nė Barletta, ku
debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorėsh dhe
ushtarė tė zgjedhun. Nėnkomandant i
kėsaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit,
Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e
pashpresė. Pa bjerrun asnji minutė,
Skėndebeu filloi veprimin pėr tė shpėtue
Barletlėn qė kishin rrethue anmiqt e
Ferdinandit me Princin e Tarantos nė krye.
Me sulmin e vrullshėm tė fuqive shqiptare
rrethimi i Barlettės u thye dhe Skėnderbeu
bani kėrdin nė mes tė ushtėris anmike,
ndėrsa ajo po tėrhiqej e demoralizueme.
Shpejtėsia e rrufeshme e manevrimit dhe
dora e sigurtė nė drejtimin e sulmeve i
fituen Skėnderbeut admirimin e mahnitun
tė gjith atyne qė e vėzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes sė tij, -
shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetėm
qė shkatėrroi gjith planet e anmikut, por
mbushi tanė Italin me famėn dhe
ngadhnjimin e tij". Mirėnjoftja e mbretit
Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti
Skėnderbeun "Babė" dhe i dha nė posedim
tė pėrhershėm Tranin dhe San Giovanni
Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit nė Barletta dhe
mandej nė Trani e kthyen fatin e luftės nė
favor tė mbretit lė Napolit. Ushtėrija e
Ferdinandit kaloi nė ofensivė dhe, ma nė
fund, rezistenca e Baronėve t'Italis u
dėrrmue. N'at kohė Skėnderbeu vrapoi me
u kthye nė Shqipni, mbasi ishte dukė nė
horizont rreziku i nji ofensive tė re turke.

Karakteri i Skėnderbeut dhe cilsit e tij
si prijės luftarak


Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeē kur u
ba prijėsi i kombit shqiptar nė luftėn
kundėr invaduesit otoman. Fuqija e tij
fizike dhe shkathtėsija mendore ishin nė

                                                  Faqe 127

kulm. I gjatė, i hijshėm, me shtat tė
derdhun si nji statujė, me tipare tė
skalituna dhe nji pamjf- madhėshtore,
Skėnderbeut i kishte dhanė Zoti nji fuqi
vigani dhe shpejtėsin e nji atleti te
pėrsosun nė lėvizje. Ishte nji gjeni i lindun
pėrsa i pėrket artit tė luftės dhe nji luftėtar i
pashoq pėr trimnin dhe aftėsin e tij mė iu
prie tė tjerve.
Asnji armė lufte e atij shekulli nuk
kishte sekrete pėr Skėnderbeun, por ai
ēquhej sidomos nė pėrdorimin e shpatės sė
tij tė gjatė dhe tė pėrkulun, nji shpatė qė
ēdo njeri tjetėr memzi e ngrinte me tė dy
duert. Mbasi ishte aq i fortė dhe i
shėndoshė, i pėlqente me hangėr dhe me pi
boll, por kėnaqej me pak orė gjumė, tue
mos e pasė pėr gja me fjetė atje ku tė
qėllonte. Dėfrimet e zakonshėm tė jetės nuk
i interesonin fort dhe ai gjente prehje nė
sportin e njeriut tė aksjonit si gjueti,
vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake qė i
ndihmonin me mbajtė trupin nė formė tė
mirė dhe me ushqye burimet e energjis tė tij
tė pashterueshme. Guximi i tij nė sheshin e
luftės mund tė dukej krejt i ēmendun sikur
tė mos ishte shoqnue nga gjakftotėsija dhe
gjykinu i mprefet qė e vinin gjithmonė nė
gjendje me e dominue situatėn dhe me
sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij tė
bardhė dhe me shpatėn gadi pėr tė prė
kryet e anmikut, Skėnderbeu u printe
trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji nė
vendin e rrezikut ma tė madh, tue pėrbuzė
vdekjen me nji qetėsi shpirtnore qė nuk
mund tė pėrfytyrohej. Kishte shpėtue gjallė
gadi pėr nji fije kaq shpesh saqė njerzija
kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije tė
Zotit. Skėnderbeu muer vetėm nji herė nji
varrė nė shpatull, tue u rrėzue prej kalit
ndėrsa e rrethuen trimat shqiptar.
Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten
dhe vazhdoi luftėn.
Gjergj Kastrioti ishte i pamėshirshėm

Faqja ne vazhdim